1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çmimi Nobel në letërsi i akordohet Bob Dylanit

Surprizë nga Stokholmi: kantautori nga SHBA-ja Bob Dylan vlerësohet me çmimin më prestigjoz të letërsisë botërore.

Bob Dylan vlerësohet me Çmimin Nobel në Letërsi për „krijimet poetike në traditën e madhe të këngës amerikane", komunikoi Akademia Suedeze. Me këtë këngëtari i protestës dhe autor i teksteve Bob Dylan bëhet pjesë e krijimtarisë klasike letrare në tërësi.

Çmimi Nobel në Letërsi normalisht shpallet në javën, kur akorodhen edhe çmimet e tjera. Rrallëherë ndodh që kjo datë të shtyhet nga Akademia Suedeze. Sidoqoftë shpallja e çmimit pritet gjithmonë me mjaft interes. Deri në çastet e fundit vazhdonin spekulimet për favoritët e mundshëm. Për vitin 2016 – ashtu si edhe një vit më parë – si kandidatë të mundshëm në krye t ëlistës konsideroheshin japonezi Haruki Murakami, amerikani nga SHBA-ja Philip Roth, keniani Ngũgĩ Wa Thiong'o dhe poeti sirian Adonis.

 

"Këngëtari i madh pa zë", është shprehur dikur dikush për të. Një përpjekje pa rezultat për t'iu afruar sado pak fenomenit Bob Dylan, po ashtu siç ka dështuar edhe përpjekja për ta klasifikuar atë si një këngëtar folklorik apo rocku. Këto përshkrime janë mjaft sipërfaqësore dhe nuk e përkufozjnë artistin Dylan. Një artist, i cili gjithmonë ia ka dalë që t'u shmanget klisheve e të çlirohet prej shabloneve muzikore.

Dylan nuk do të jetë idhull

Duket se konstantja është edhe kthesa. Ai i ofroi tifozëve të vet një kurë radikale të parë pikërisht në vitin 1965 në festivalin Newport Folk Festival. Ishte kjo koha kur ai sapo kish nisur të futej në historinë e muzikës si një ikonë e lëvizjes Folk-, Blues- dhe Protestë, kur papritur Dylani vendosi kitarrën në një amplifikator elektrik dhe u shfaq me një grup tërësisht rocku në skenë. Simpatizanët ishin më shumë se sa vetëm të irrituar: ata e konsideruan koncertin si një tradhëti ndaj muzikës folk dhe e fishkëllyen Dylanin. Deri në këtë periudhë karriera e tij kish kaluar relativisht pa degëzime. Ende me emrin e tij Robert ("Bobby") Allen Zimmerman që vinte nga Duluth në Minnesota si kitarrist dhe pianist në vitet 50-të ai luante në formacionet rock të shkollës së mesme. Pasionin për lëvizjen e re Folk ai e zbuloi në qytetin, ku kreu studimet, në Minneapolis në vitin 1959. Bob Dylan vinte nga një familje me origjinë hebreje. Autori i këngëve Tramp Woody Guthrie dhe ikona e së majtës në SHBA Pete Seeger u bënë më të rëndësishëm për të se sa Little Richard apo Gene Vincent.

USA Joan Baez und Bob Dylan Konzert

Joan Baez dhe Bob Dylan në koncert, 4.11.1975

Artisti folk Dylan

Kjo e tërhoqi të riun Dylan në skenën e Nju Jorkut në lagjen Greenwich Village. Këtu ai ra për herë të parë në kontakt me të famshmen Joan Baez, e cila e mori atë me vete në turne. Ai pati kësisoj shansin jo vetëm të interpretojë këngët e tij para një publiku të zgjeruar, por u etablua si një figurë politike proteste. Këngë të ashpra, me shprehje indinjate si "Masters Of War" ose "A Hard Rain's A-Gonna Fall" e kualifikuan Dylanin për lëvizjen Folk të Protetstës. Bashkë me Joan Baez ai mori pjesë në marshimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Bob Dylan u shkëput prej hijes së mentores së tij edhe influenca e tij në skenë u rrit duke u bërë gjithnjë e më e prekshme. Sipas revistës "Newsweek" Dylan është po aq i rëndësishëm për muzikën pop sa edhe Einsteini për fizikën.

USA Barack Obama und Bob Dylan in Washington

2012, presdienti Barack Obama e dekoron me medaljen "Presidential Medal of Freedom"

Vite të vështira

Pas një aksidenti me motor në verën e vitit 1966 Dylan u tërhoq nga skena publike, e la pasdore edhe kulturën e protetstës që identifikohej me emrin e tij dhe bashkë me gruan Sara Lowndes e fëmijët u vendos në afërsi të Woodstock pranë Nju Jorkut. Kur atje në vitin 1969 u organizua festivali më i rëndësishëm i dhjetëvjeçarit, pikërisht më i rëndësishmi, pionieri i muzikës rock e pop krahas Beatles dhe Rolling Stones nuk ishte i pranishëm. Kjo shkëputje nga skena ishte për të edhe një çlirim nga kalendari rraskapitës i koncerteve dhe nga stili i jetesës së muzikantëve të rrokut, që i sëmur ata. Vitet 70-të ishin plot luhatje dhe të vëhtira për Dylanin: divorci nga Sara Lowndes, një farë stanjacioni artistik dhe në fund të dekadës përkushtimi ndaj krishtërimit, gjë që tifozët nuk ia zunë për mirë. Edhe në vitet 80-të bilanci është disi i zbehtë: disa disqe pa ndonjë sukses, probleme me alkohoolin, koncerte kaotike. Në kurriz ai ka dy martesa, suksese komerciale me All-Star-Band Traveling Wilburys dhe fillimi i turit të njohur "Never Ending Tour" me 100 koncerte në vit duke nisur nga 1988.

Bob Dylan Pat Garrett and Billy the Kid

Në filmin Pat Garrett ndjek Billy the Kid

Çmime dhe vlerësime të pafundme

Çmimet e Bob Dylanit as që mund të numërohen: 11 Grammy, Oscar për këngën e një filmi, Çmimi Pulitzer për "kompozime lirike me forcë të jashtëzakonshme poetike", më 2012 presdienti Barack Obama e dekoron me medaljen "Presidential Medal of Freedom" vlerësimi më i lartë në SHBA. Por Bob Dylan ka qenë aktiv edhe si aktor p.sh. në filmin "Pat Garrett ndjek Billy the Kid" i vitit 1973. Rreth 100 milionë disqe ka shitur ai deri më sot e kjo me siguri që i shkakton vuajtje, sepse janë më pak se ato të shitura nga Justin Bieber.

Në 75 vjetorin e lindjes Bob Dylani ka pushim, "Never Ending Tour" është ndërprerë. Kjo i jep kohë artistit të mendojë, se cili do të jetë roli i tij në historinë e muzikës. Por me siguri që këtë ai nuk do ta bëjë, sepse këtë e bëjnë të tjerët për të. Profesori amerikan i historisë dhe ekspert i Bob Dylanit Sean Wilentz kanjë vlerësim: "Çfarë ka bërë Bob Dylan kryesisht në vitet 60-të: ka shprehur me fjalë ide dhe ndjenja, që njerëz të tjerë nuk do të ishin në gjendje t'i përshkruanin me fjalë."

Tani Bob Dylanit i shtohete dhe çmimi prestigjoz Nobel në Letërsi.