1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Çmimi Liria e Fjalës" për Shoqatën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë?

"Çmimi Liria e Fjalës 2017" iu dha Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe jo gazetarëve nga vende me diktatura autoritare.

"Çmimi Liria e Fjalës" i jepet Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë? Jo për gazetarë që jetojnë në vende me diktatura autoritare, por në SHBA? Edhe tek laudatorët në ceremoninë e dhënies së çmimit vendimi u prit me habi. Kryetari i Shoqatës Federale të Shtypit Gregor Mayntz e nisi fjalën e tij me pyetjen: "Ç'po bëj këtu? Ky duhet të jetë një gabim, një keqkuptim i madh." Një eulogji për fituesit e dy viteve të fundit - blogerin e arrestuar nga Arabia Saudite Raif Badavi, apo kryeredaktorin e gazetës turke Hurriyet Sedat Ergin, që jetojnë në mërgim në Gjermani - është në rregull. "Por një fjalim për lirinë e fjalës për kolegët nga "vendi i lirisë " - është e vështirë të besohet."

Edhe ministrja e Kulturës Monika Grütters e përmendi që në fillim të fjalës së saj në ceremoninë e dorëzimit të çmimit këtë rrethanë të pazakontë, e cila lidhet me faktin se shoku për zgjedhjen e Donald Trumpit si president dhe qëndrimin e tij ndaj medieve është shumë i madh.

Arsyeja për këtë shok lidhet me besimin e thellë të brezit të pasluftës në Gjermani: "që ne mund t'i besojmë SHBA-së, sepse aty janë të lidhura dijet më mira me veprimin më të mirë - në aspektin e të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe lirisë së shtypit." Por Mayntz tha se ky besim vitet e fundit ka humbur gjithnjë e më shumë.

Mayntz citoi në fjalën e tij pyetjet e gazetares së Agjencisë gjermane të Lajmeve, dpa, Kristina Dunz, e cila gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shroi pyetjen: "Zoti president përse keni kaq shumë frikë nga liria e shtypit, sa që flisni kaq shpesh për 'fake news' dhe vetë pretendoni gjëra për të cilat nuk ka asnjë lloj dëshmie?"

Winner of the Deutsche Welle Freedom of Speech Award 2017: White House Correspondents' Association; Laudator Gregor Mayntz (President, Federal Press Conference, Germany) (DW/K. Danetzki)

Gregor Mayntz

Ministrja e Kulturës Grütters tha se është e lumtur dhe mirënjohëse që Deutsche Welle ofron jo vetëm gazetari cilësore, por edhe një triubunë për "Çmimin Liria e Fjalës"

Çmimi Liria e Fjalës nuk është vetëm një mirënjohje shumë e merituar për gazetarët që të mbajnë lart etikën gazetareske edhe në kushte të vështira duke mos u frikësuar apo korruptuar. "Ai gjithashtu pasqyron bindjen e fortë se një demokraci është e përgatitur kundër transformimeve autoritare dhe totalitare, vetëm për aq kohë sa "makina për të kërkuar të vërtetën" - sikurse e ka quajtur dikur Anthony Lewis, ish-kolumnist për New York Times, lirinë e shprehjes - funksionon në mënyrë të besueshme."

Është shqetësuese, por edhe demaskuese, nëse në shumë vende gazetarët pengohen në punën e tyre, persekutohen, arrestohen, e madje vriten, tha ministrja Grütters: "Ky është një pranim se diversiteti gazetaresk është më i fortë se thjeshtësia populiste - dhe se fuqia e fjalëve të qarta dhe të vërteta është me e fortë se pushteti autoritar."