1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çmimi i lartë i të drejtave demokratike

Mijëra policë janë angazhuar për sigurimin e transportit Kastor. Kundërshtarët e energjisë atomike kanë protestuar në rrugë dhe kanë bërë përpjekje të bllokojnë trenin me mbetje të rrezikshme bërthamore nëpër Gjermani.

Bllokadë policore

Policia bllokon bllokuesit

E drejta e protestave i kushton Gjermanisë shumë para. Angazhimi i policisë për të siguruar transportin e mbetjeve atomike nëpër Gjermani, të njohur si transporti Kastor, vetëm vitin e kaluara ka kushtuar rreth 20 deri 30 milionë euro. Policia ka siguruar këtë transport, i cili prej shumë kundërshtarëve quhet si shumë i rrezikshëm.

Kundërshtarët kanë organizuar manifestime dhe protesta të shumta. Argumenti i tyre është se shteti po bën një vepër penale me transportin nëpër tërë vendin të mbetjeve atomike. Në këtë mënyrë rrezikon edhe shëndetin e popullatës së këtushme. E vërteta është që edhe policët mbajnë rroba speciale kundër rrezatimit, pasi që në matjet e fundit është konstatuar një shtim i ulët i radioaktivitetit.

Pjesëmarrësit e protestave mund të denohen

Bllokada në rrugë

Bllokada në rrugë

Protestat dhe shprehja e mendimit në Gjermani nuk janë të ndaluara. Por protestat duhet të lajmërohen tek autoritetet. Problematike është kur ndërmirren edhe aksione të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me shprehjen e mendimit të lirë. Shumë demonstrues, për shembull, bllokojnë hekurudhat për të evituar këtë transport me tren. Ata shtrihen në hekurudha apo i lidhin binarët me zingjirë. Në qoftë se treni detyrohet të ndalet pa planifikuar, me ligjin gjerman ky akt quhet detyrim, që nënkupton edhe sanksione. Sa i përket lartësisë së denimeve mendimet ndryshojnë. Nëse bllokada është e qetë, demonstruesit kryesisht nuk denohen. Problemet nisin kur për shkak të ndalimit të trenit shkaktohen dëme financiare. Demonstruesit janë ata të cilët duhet të përgjigjen për kohën e humbur të trenit.

Transporti kastor

Transporti kastor

Gjykatat në të kaluarën kanë shqiptuar denime në vlerë prej 300 deri 1500 euro. Në rastet më të rënda edhe deri në 5000 euro. Natyrisht që policia ka të drejtë që të paraburgosë personat që ndalin trenin me dhunë. Por secili person ka të drejtë të ketë një proces ligjor para gjykatave. Nga procedurat e filluara vitin 2010 kundër 1500 personave, 335 janë shpallur deri tani të pafajshëm. Kjo ka të bëjë edhe me sistemin e komplikuar juridik.

Kundërshtarët mendojnë se kanë të drejtë

Hekurudhat gjermane janë ato të cilat duhet të dëshmojnë se me të vërtetë kanë pësuar dëm financiar. Ndërkohë që në gjykata duhet të konstatohet për shembull, nëse hekurudhat me të vërtetë janë bllokuar, apo nuk kanë qenë në rregull, që shpesh ka shkaktuar lirimin e të paraburgosurve.

Shumë demonstrues në të kaluarën kanë kaluar nëpër rajone policie me orë të tëra. Por gjykatat kanë pasur probleme të mëdha për të përcaktuar edhe nëse hekurudhat janë një vend publik ku mund të zhvillohen edhe protesta. Kundërshtarët e transportit kastor, të cilët mbështeten prej shumë organizatave ekologjiste, janë të mendimit se protestat kanë sjellë rezultatet e duhura. Ata thonë se denimet e vogla janë edhe një dëshmi se ata kanë të drejtë. Pas vendimeve të qeverisë gjermane që brenda një kohe të caktuar të heqen nga përdorimi centralet atomike, gjykatat kanë edhe më shumë mirëkuptim për demonstruesit. Sot nuk mund të paramendohet një deklaratë ai ajo e ish-ministrit të Brendshëm Otto Schily se autoritetet do të përdorin të gjitha masat kundër kundërshtarëve të këtij transporti.

Autor: Wolfgang Dick / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti