1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çmimi Grimme Online Award u akordohet gazetarëve të rinj të DW

Çmimi Grimme Online Award iu dha sivjet gazetarëve të rinj që specializohen në DW për projektin multimedial "Plan B".

Dhjetë reporterë të rinj, pesë vende, një pyetje: Çfarë bëjnë të rinjtë në krizën e euros? Përgjigjet i jep projekti multimedial "Plan B", që më 21 qershor 2013 u vlerësua në Këln me çmimin me të rëndësishëm gjerman për ofertën online – Grimme Online Award.

Nga kriza financiare janë prekur kryesisht vendet evropianojugore. E ardhmja e brezave që po rriten atje është e kërcënuar në mënyrë masive. Si e përballojnë të rinjtë krizën? Çfarë planesh kanë ata? Projekti special multimedial i Deutsche Welle-s „Plan B“ tregon "rrugëdalje të reja nga kriza": iniciativa personale, për të zhvilluar me guxim dhe kreativitet projektet e jetës pavarësisht situatës së vështirë ekonomike.

Vet fituesit fillimisht as që arritën ta besojnë, që ata u vlerësuan me këtë çmim në veprimtarinë e organizuar në Këln: „Ne kemi punuar kaq shumë dhe tani vërtetë që puna ia vlejti“, shprehin kënaqësinë gazetarët e rinj, që ndjekin kursin e specializimit në Deutsche Welle. Ata i ishin përkushtuar me mish e shpirt këtij projekti dhe kanë punuar natë e ditë për realizimin e tij. Tani ata dëshirojnë vetëm që kësaj teme t'i kushtohet më shumë vëmendje.

Gazetarët e rinj të vlerësuar me çmimin Grimme Online Award janë Philipp Barth, Antje Binder, Hilke Fischer, Vera Freitag, Greta Hamann, Michael Hartlep, Vera Kern, Ruth Krause, Andre Leslie dhe Christoph Ricking.

Redaktorë përgjegjës për projektin „Plan B“ ishin Ralf Bosen dhe Andrea Lueg. „Plan B“ u përzgjodh në vendin e parë në nivel kombëtar për çmimin evropian Karli i Madh për të rinjtë, por nuk arriti të kualifikohet në nivel evropian.

„I përgatitur me dashuri dhe humor"

Instituti Grimme në Marl e vlerësoi projektin „Plan B“ në kategorinë "dije dhe arsim". Juria e vlerësoi projektin multimedial kryesisht sa i përket trajtimit të temës: „Ajo që kanë realizuar gazetarët e rinj i jep krizës në vendet e e Evropës të përzgjedhura për projektin një notë personale dhe fytyrën e rinisë. Vizitorët përjetojnë të rinj të vetëdijshëm, të cilët nuk dorëzohen, mbajnë qëndrim konstruktiv ndaj papunësisë dhe mungesës së parasë duke vënë në jetë me sukses 'planin B' të tyre."

Më tej juria argumenton: "Trajtimi i shumëanshëm i temës dhe notat e humorit në artikujt e intervistat si dhe 'kartolinat drejtuar së ardhmes' e bëjnë lexuesin që të marrë pjesë emocionalisht në temë duke e ftuar atë që të njohë nga afër situatën e vendit, gjë që nuk ndodh me raportimin klasik në media.“

Për një publik të ri

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle-s Erik Bettermann, e përgëzoi ekipin e gazetarëve të rinj për këtë sukses. Projekti është "një projekt tipik për DW: ai është multimedial, në shumë gjuhë dhe nxit dialogun. Një porjekt i bërë nga të rinj për një publik të ri.“

Kryeredaktorja Ute Schaeffer u vlerësoi këtë si një shembull të shkëlqyer të punës gazetareske për t'i trajtuar temat aktuale në shumë gjuhë dhe në mënyrë të thelluar: „Ky projekt inovativ me kreativitet hedh vështrimin përtej kryetitujve dhe tregon perspektiva për rrugëdaljen nga kriza.“

Çmimi Grimme Online Award jepet çdo vit qysh nga viti 2001 në katër kategori dhe konseiderohet si çmim prestigjoz për ofertat online në hapësirën gjermanofone.