1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çmim Nobel për Paqe pas 21 vjetësh

Aung San Suu Kyi e mësoi në vitin 1991 nga lajmet në radio se ishte nderuar me Çmimin Nobel për Paqe. Asokohe ajo nuk mund të shkonte në Oslo për ta marrë këtë çmim dhe ju dha këto ditë në një ceremoni mjaft prekëse.

Aung San Suu Kyi në Oslo

Aung San Suu Kyi në Oslo

Tani, 21 vjet më vonë, ajo e ka të vështirë t'i shprehë në fjalë mendimet e asaj kohe. Gjatë kohës nën arrest shtëpie ajo shpesh nuk e kishte ndjerë veten si pjesë të botës reale. "Njëra qe shtëpia që ishte bota ime, dhe tjetra ishte bota e të tjerëve të cilët gjithashtu nuk ishin të lirë, por të paktën si një grup i tërë në burg. Dhe diku qe bota e lirë. Tre planetë në orbita të ndryshme në një univers indiferent . Po Çmimi Nobel i Paqes, më solli sërish në botën e qenieve të tjera njerëzore. "

Karl Von Ossietzky (majtas), Andrei Sakharov dhe Liu Xiaobo (djathtas)

Karl Von Ossietzky (majtas), Andrei Sakharov dhe Liu Xiaobo (djathtas)

Aung San Suu Kyi është personaliteti i parë që Çmimi Nobel për Paqe i akordohet dy herë. 21 vjet më parë ishin djemtë e saj që jetojë në Angli, ata që e përfaqësuan nënën e tyre në ceremoninë e dorëzimit të çmimit. Me miratimin e udhëheqjes birmaneze edhe ajo mund të shkonte në Oslo, por Aung San Suu Kyi kishte frikë, se nuk do ta lejonin të kthehej përsëri në vend. Për këtë ajo zgjodhi të vazhdojë rrugën e protestës paqësore kundër arbitraritetit dhe tiranisë në atdheun e saj. Dhe pati sukses, sepse që prej zgjedhjeve të pranverës ajo mund të veprojë pa shumë pengesa si udhëheqëse e opozitës.

Në historinë e Çmimit Nobel për Paqe që jepet që nga viti 1901 ka pasur disa raste në të cilat fituesit nuk kanë mundur të marrin pjesë personalisht në ceremoninë e nderimit.

I pari ishte gjermani, Karl von Ossietzky, i cili në vitin 1934 dhe 1935 ishte kryetar i Lidhjes Gjermane për të Drejtat e Njeriut. Ky u propozua për këtë çmim prej komitetit të Çmimit Nobel për Paqe, por qeveria norvegjeze kishte frikë në atë kohë  t'ia jepte çmimin nga presioni i Gjermanisë naziste. Nga fundi i vitit 1936 pati një fushatë ndërkombëtare në radhët e emigrantëve gjermanë dhe von Ossietzky u nderua në vitin 1936 me këtë çmim për vitin 1935. Gestapoja nuk e lejoi atë të merrte pjesë në ceremoni. Von Ossietzky vdiq në vitin 1938 prej pasojave të vuajtjeve në kampet e përqendrimit dhe sëmundjes së tuberkulozit.

Albert Jon Luthuli ishte afrikani i parë, që u nderua me Çmimin Nobel për Paqe - për angazhimin e tij paqësor kundër diskriminimit racial. Në vitin 1960 qeveria e Afrikës së Jugut e ndaloi të dilte nga vendi për të marrë çmimin. Megjithatë një vit më vonë ai arriti ta merrte personalisht çmimin.

Disident sovjetik Andrei Dmitrieviç Sakharovit ju lejua të shkonte në Oslo në vitin 1975, por nuk u lejua ta përjetonte personalisht vlerësimin për mbështetjen që u jepte disidentëve përpjekjet për një shoqëri të hapur në të së cilën sundon ligji.

Lech Valesa, asokohe udhëheqësi i lëvizjes sindikale Solidarnos në Poloni kishte frikë - si më vonë edhe Aung San Suu Kyi - se nuk do ta lejonin të kthehej  në atdheun e tij. Ai preferoi që të qëndrojë në Poloni dhe nuk mori pjesë në ceremoninë e çmimit në vitin 1985, ku në vend të tij mori pjesë e shoqja. Paratë e këtij çmimi  Valesa ia dhuroi selisë së sindikatës së tij që gjendje në mërgim në Bruksel.

Rasti i fundit është ai i shkrimtarit disident kinez Liu Xiaobo. Ai u dënua në vitin 2009 me njëmbëdhjetë vjet burg. Në vitin  2010 ai mori Çmimin Nobel për Paqe në mungesë. Thorbjorn Jagland, kryetar i Komitetit Nobel tha në fjalimin e tij në ceremoninë për Aung San Suu Kyi, se shpreson "që Liu të mos presë edhe 20 vjet, para se të mund të vijë në Oslo."