1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çlirim nga barra e tepërt - Me reformat e reja NATO ndodhet në kursin e duhur

Një koncept i ri strategjik dhe një sistem i përbashkët i mbrojtjes raketore. Me vendimet për reforma në Lisbonë, NATO armatoset përballë sfidave të reja dhe merr kursin e duhur.

Samiti i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev

Samiti i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev

Strategjia e deritanishme e NATO-s e ka pikënisjen në vitin 1999. Atëherë kur u vendos ajo, Lufta e Ftohtë kishte 10 vjet që kishte marrë fund. Megjithëse bazamenti i dikurshëm i aleancës nuk ekzistonte më, NATO i përmbahej shumë detyrimeve që rridhnin nga kohërat e dikurshme. Për shembull një aparat civil i tejfryrë, projekte kombëtare prestigji mjaft të shtrenjta por pa lidhje me strukturat e përgjithshme.

Tanimë ka ardhur koha për dobësim radikal. Dhe me të vërtetë NATO mund të përdorë ristrukturimin e buxheteve, për t'u çliruar nga barra e tepërt, por pa pësim të aftësisë së saj mbrojtëse. Deri më tani është e habitshme se sa pak reagime ka patur ndaj mbylljes së disa bazave. Por ka mundësi që zërat të ngrihen, kur mbyllja të bëhet konkrete.

Pamje nga salla e zhvillimit të samitit

Pamje nga salla e zhvillimit të samitit

Rusia dhe shtetet balltike hezitojnë

NATO nuk do të vetëm që të kursejë. Me ngritjen e një sistemi gjithëpërfshirës të mbrojtjes raketore, mund që jo vetëm të mbrohen trupat e këmbësorisë, por edhe territoret e shteteve të NATO-s. Deri në ç'masë do të marrë pjesë Rusia në këto projekte nuk dihet ende. Jo vetëm Rusia heziton, edhe shtetet në kufirin lindor të NATO-s, si vendet balltike nuk ndjehen mirë nga përfytyrimi që në rast kundërpërgjigjeje me raketa të ndonjë sulmi nga Irani të jenë të varura nga Rusia.

Megjithatë sistemi i mbrojtjes raketore është hapi i duhur strategjik. Ky sistem mund të jetë vetëm një suplement i kërcënimit bërthamor, siç thonë fuqitë e vjetra atomike, Franca dhe SHBA-ja. Për një kohë të caktuar NATO nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore.

Por si tek çështja e kursimeve, edhe ajo e sistemit raketor, ankesat do të fillojnë kur të bëhet e qartë se sa do t'u kushtojë ky projekt shteteve të veçanta. Pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen bën fjalë vetëm për kostot e rrjetit të sistemeve ekzistuese, por jo për një kosto të përgjithshme.

Pamje nga një test i mbrojtjes me raketa vitit 2009, vënë në dispozicion nga marina memrikane

Pamje nga një test i mbrojtjes me raketa vitit 2009, vënë në dispozicion nga marina memrikane

NATO është sot më e nevojshme se kurrë

Megjithatë në tërësi me reformat e saj, NATO gjendet në kursin e duhur. Ajo që të habit është se me sa vonesë vjen koncepti i ri strategjik. Ai i përgjigjet një realiteti që ekziston prej vitesh, dhe që aktualisht po transformohet sërish. Shembull Afganistani - prova më e madhe për NATO-n e re, që angazhohet jashtë territorit të saj në të ashtuquajturat luftëra asimetrike. Presioni i brendshëm politik në Amerikë dhe në Evropë po çon aty që shtetet e aleancës të flasin sërish për tërheqje.

Çmimi i jetëve të njerëzve dhe ai material për shumë shtete është shumë i lartë. Por mund të ndodhë që konceptit të ri strategjik në kohën e zbatimit të tij prapë t'i ketë kaluar koha.

Christoph Hasselbach komenton

Christoph Hasselbach komenton

Por po qe se nga kjo tërheqje krijohet një lëvizje e përgjithshme, dhe NATO rikthehet në konceptin e pastër të mbrojtjes territoriale, atëherë ky do të ishte një gabim i madh. NATO nuk do të mund të vetëmbrohej dot sot dhe në të ardhmen. Dhe aktualisht ajo nevojitet si fuqi globale rendi më shumë se kurrë më parë. Në rast se ajo e refuzon këtë, bota do të bëhej më e pasigurtë se sa është aktualisht.

Autor: Christoph Hasselbach

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 21.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QEbr
  • Data 21.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QEbr