1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Çfarë vendi zë Deutsche Welle në shqip në Kosovë ?

Redaksia shqipe e Radios Dojçe Vele, e krijuar në 1992 ka arritur vit pas viti arriti te bëhet ndër radiot më të dëgjuara. Në vitet 90-të ajo mbeti dritarja e vetme informative për dëgjuesin shqiptar në Kosovë.

Por, çfarë do të thotë emri i Dojce Vele-s për auditorin shqiptar dhe ç´vend gëzon ajo në Kosovën e pasluftës? Ajete Beqiraj solli zërat e disa qytetarëve:

"Dojce Vele - Programi i pasdites" është sigla identifikuese e frekuencave të Dojçe Vele-s në Shqip, dritarja e vetme në errësirën e plotë informative të Kosovës së viteve 90-të. Zëri i moderatorit: "Ju flasim drejperdrejt nga Gjermania. Po dëgjoni radion, Dojce Vele!" - është sinjali për t´u mbledhur rreth radios.

"Edhe në kohërat ma t´vështira jemi tubu, jemi struk edhe e kemi prit vazhdimisht ta dëgjojmë Dojce Vele-n, sepse ata na kanë informu kur kemi qënë komplet të mbyllur,"- kujton profesori Mon Berisha.

"Kur neve, nga regjimi i atëhershëm na kishin mbetur vetëm pesë minuta në radion e Zagrebit dhe dilnim nëpër kodrina që t´i kapim valët nga ajo radio, Dojce Vele na informonte drejt që nga diaspora e deri në rrethin ku ishim duke jetuar, sepse ishim në një bllokadë totale informative,"- Idriz Ibraj nga Peja, kthehet prapa ne kohë.

"Kemi pas problem, por prapseprapë e gjenim dhe e dëgjonim, sidomos ne që ishim në zonat e luftës,"-kujton Nasret Hajrizi, ekonomist nga Katundi i Ri.

"Sidomos para luftës e kemi dëgju shumë. Mezi pritshim kohën të kyçemi na valët e Dojç Veles,"-plotëson Agron Sheremeti, profesor i edukatës fizike.

Nën drejtimin e kryeredaktores së athershme, Adelheid Feilke Tieman, redaksia shqipe e Dojçe Vele-s, atëbotë arriti të jetë radio më e dëgjuar dhe e vetme për auditorin shqiptar në Kosovë. Tash tri vjet, seksioni shqip udhëhiqet suksesshëm nga shefi i ri, Fabian Shmidt. Por, ndonëse në kthesat historike të Kosovës kanë tërhequr larguar paksa vëmndjen e auditorit, vala e Dojce Vele-s vazhdon të ruajë besueshmërinë.

"Absolutisht!-flet i bindur Nasret Hajrizi. Dojçe Vele gëzon besueshmërinë e parë, por arsye tjetër është edhe invazioni medial pas luftës në Kosovë."

"Mbase edhe po, sepse kur njeriu ka shume burime, i merr informatat nga t´i vinë,"-pohon Agron Sheremeti.


"Emisioni më i preferuar ka qënë Dojçe Vele,sepse kisha besimin se çkado që vjen prej atke është më e besueshmja."

"Vazhdoj edhe kësaj dite të jem dëgjues i rregullt i radios Dojce Vele dhe i mbetem besnik asaj. Ndoshta nuk jam degjues i rregullt. Mirëpo, atëherë kur më duhet informacion i shpejt dhe i saktë, e kërkoj në Dojçe Vele”-thotë Aver Husaj, zyrtar i KK-së në Pejë.

"Tani pakëz ma rrallë, sepse vërtet kemi një numër të madh të mediave të tjera, por një emër simpatik dhe i dashur mbetet përherë Dojce vele,"-përgjigjet me admirim, drejtori Idriz Ibraj.

Riformatimi i programit që nga janari vitit 2008, ka për qëllim mbajtjen e dëgjuesit pranë valës se DW-së, thotë shefi i seksionit shqip, Fabian Shmidt. Sepse "Dojce Vele" ofron një përmbajtje shtesë të programit, në krahasim me partnerët e tjerë të radiostacioneve të Kosovës e para së gjithash, ofrojmë informacione cilësore. Hulumtimet tregojne që Dojçe Vele ka një besueshmëri shumë të lartë dhe tashmë, shifrat tregojnë se kemi shumë dëgjues në Kosovë," - thotë kryeradaktori Fabian Shmidt.

"Dojce Vele, sot ne Fokus”. Aver Husaj e njeh siglën e rë të Dojce Vele-s, sepse përcjell programin e ri. Prandaj edhe porosit: "Vazhdoni me informacionet e shpejta, të sakta dhe të sigurta dhe Dojçe Vele, prapseprapë do të jetë ndër mediumet më të besueshme në opinion."

Ndërkohë që profesori, Mon Berisha, përmbyll bisedën me një përshëndetje të ngrohtë: "Kisha pas qejf me i përshëndet stafin e redasisë shqipe, të cilët në kohërat më të vështira i kemi pas burim shprese e jete, duke na inkurajuar e informuar. Prandaj, meritoni çdo lëvdatë!"

  • Data 23.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DnYg
  • Data 23.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DnYg