1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çfarë të reje do të sjellë Xi Jinping

Udhëheqës i partisë është që nga nëntori. Xi Jinping zgjidhet tani nga Kongresi i Popullit në Pekin edhe si president i vendit. Por çfarë kursi politik do të ndjekë udhëheqësi i ri i Kinës, nuk është ende e qartë.

Çdo vit në muajin mars mblidhet Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës. Këtë vit gati 3000 delegatët i pret një detyrë e veçantë: Ata do të aprovojnë ndryshimin e udhëheqjes në krye të vendit. Në Kongresin e 18-të në nëntorin e kaluar u ndanë postet kryesore në Partinë Komuniste të Kinës. Tani Parlamenti i Kinës do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë, Xi Jinping-un, edhe si president të vendit. Edhe përbërja e qeverisë, që në Kinë është Këshilli i Shtetit, do të aprovohet nga delegatët.

Vendimet për kuadrin pas dyerve të mbyllura

China's Vice President Xi Jinping speaks with Egypt's President Mohamed Mursi (not pictured) during a meeting at the Great Hall of the People, in Beijing, in this August 29, 2012 file photo. In his first three weeks as China's Communist Party boss, Xi Jinping has shown himself to be more confident, direct and relaxed than his predecessor - but also quick to invoke nationalistic themes to win public support and legitimacy. To match story CHINA-XI/ REUTERS/How Hwee Young/Pool/Files (CHINA - Tags: POLITICS)

Xi Jinping Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës

Një nga veçantitë e sistemit politik të Kinës, është se kandidati për postin presidencal nuk ka nevojë të bëjë fushatë. Fundja ai nuk është zgjedhur nga populli, por nga delegatët e zgjedhur me kujdes për në Kongresin e Popullit. Partia Komuniste i merr vendimet e personelit të saj prapa dyerve të mbyllura. Rrjedhimisht Xi nuk kishte nevojë t'i shpjegonte opinionit, se çfarë politike përfaqëson, çfarë qëndrimesh mban në lidhje me fusha të ndryshme të politikës në Kinë. Pak dihet për 59-vjeçarin. Xi u zgjodh në vitin 2008 Zëvendëspresident. Që atëherë ai u konsiderua si pasardhësi i Hu Jintao, i cili i dorëzon tani të gjitha postet e tij politike. Megjithatë, për publikin kinez ka qenë më e njohur gruaja e Xi-s. Peng Liyuan është këngëtare njohur e muzikës popullore.

Politikë simbolike

Edhe ekspertët, si studjuesi për Kinën nga Tybingeni, Günter Schubert, e kanë të vështirë, të shpjegojnë se çfarë kursi do të ndjekë kryetari i ri i shtetit dhe i partisë në Kinë. "Muajt e fundit ai është përpjekur të vërë në dukje në disa fjalime publike, se Kina ka nevojë për një proces të ri reformues, reforma të reja në sektorin ekonomik. Por e gjitha ka mbetur ende në fushën e simbolikes dhe nuk ka sjellë ende politika konkrete", thotë Schubert në intervistë me DW.DE.

Hu Jintao und Xi Jinping

Hu Jintao dhe Xi Jinping

Ka pasur edhe sinjale të tjera. Luftën kundër korrupsionit Xi e ka vënë fare lart në agjendë. Në fakt, në tremujorin e fundit disa dhjetëra zyrtarë të lartë kanë humbur pozitat e tyre, duke rënë deri në një zëvendëskryetar partie në provincë. Fushata të tilla megjithatë ka patur periodikisht edhe nën udhëheqjen e kaluar, madje edhe retorika është e ngjashme. Xi përpiqet njëkohësisht që të kultivojë një imazh modestie dhe të marrë masa kundër harxhimeve të tepërta, si në banketet zyrtare. Në mënyrë demonstrative ai është i kënaqur me një pjatë me "katër lloje ushqimesh dhe një supë". Sepse popullsia është zemëruar me banketet me specialitete të shtrenjta, ku funksionarët e partisë ngopin barkun me shpenzimet e shtetit. Xi ështe filmuar duke ngrenë në një hotel nga bufeja. Eksperti për Kinën Christian Gëbel nga Heidelbergu e kupton këtë më shumë si një shenjë të një politikë konservatore. "Ai dëshiron të kthehet mbrapsht, ndoshta jo në një kohë revolucionare, por në një kohë, kur anëtarët e partisë i mbante idealizmi i tyre", thotë analisti Gëbel për DW.DE.

Afërsi me ushtarakët

Për një drejtim më konservator, thotë Gëbel, flet edhe afërsia e Xi Jinping-ut i me ushtarakët. Ushtria kineze nuk është e varur nga shteti, por nga partia. Xi Jinping si kreu i Komisionit Qendror Ushtarak është komandanti suprem i saj. Udhëheqësi i ri i partisë komuniste në kuadër të konsolidimit të pushtetit të tij ka vizituar në mënyrë sistematike baza për llojet e ndryshme të armatimeve në të gjithë vendin, duke fituar besimin e ushtarakëve.

LANZHOU, Feb. 6, 2013 (Xinhua) -- Xi Jinping (C), general secretary of the Communist Party of China (CPC) Central Committee and chairman of the CPC Central Military Commission (CMC), talks with technical personnel and army members at the Jiuquan Satellite Launch Center on Feb. 2, 2013. Xi Jinping visited troops stationed in the nation's northwest ahead of the lunar new year, extending festival greetings and stressing frugality in the army. (Xinhua/Li Gang) (lmm) XINHUA /LANDOV

Xi Jinping i afërt me ushtarakët

Tani Moska do të jetë destinacioni i parë i vizitës së presidentit të ri të Kinës. Për ekspertin e Kinës Schubert, rëndësia e Rusisë për Kinën qëndron në rradhë të parë në sigurinë e furnizimit me energji. Gjithashtu: "Ekziston natyrisht partneriteti strategjik, i cili është mbajtur vazhdimisht lart kundër një aleancë perëndimore." Schubert sheh tek udhëtimi një simbol dhe një sinjal për Perëndimin, se "Kina mund t'i hedhë sytë edhe diku tjetër dhe jo vetem nga Perëndimi."

Së jashtmi Jinping Xi duket më i lirshëm dhe më i sigurtë se paraardhësi i tij Hu Jintao. Por ai është larg nga të qenit një reformator liberal. Christian Gëbel thotë: "Nëse dikush si Jinping Xi, dhe kjo vlen për çdo udhëheqës partiak dhe çdo anëtar të Byrosë Politike, ka ardhur deri këtu, ai ka një rrugë shumë, shumë të gjatë pas vetes. Dhe kjo tregon se ata mund të përshtaten mirë me sistemin, i njohin rregullat dhe dinë se si të mbijetojnë në sistem. "Edhe për këtë arsye Gëbel nuk pret ndonjë ndryshim serioz të kursit. Dhe Günter Schubert vë në dukje, se duhet pritur, "se sa është e mundur, që të devijohet nga ajo, që ka bërë paraardhësi i tij dhjetë vjet me rradhë."