1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çfarë sjellin bisedimet atomike?

Bisedimet me Iranin për çështjet atomike po zgjasin prej dhjetë vjetësh - të shoqëruara nga kërcënime për luftë dhe sanksione, por edhe pa arritur asnjë sukses. Çfarë sjellin bisedime të tilla në përgjithësi?

Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm rus dhe Saaid Jalili, sekretar i Këshillit Iranian për çështjet e sigurisë

Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm rus dhe Saaid Jalili, sekretar i Këshillit Iranian për çështjet e sigurisë

Për çfarë bëhet fjalë në grindjet me Iranin?

Në qendër të konfliktit është pasurimi i uranit. Ndërkohë që Teherani këmbëngul se e përdor materialin atomik për qëllime civile, shumë shtete mendojnë se në të vërtetë kemi të bëjmë me prodhim urani me të cilin mund të prodhohen armë atomike. Nxjerrja e së vërtetës është detyrë e Zyrës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara (IAEO), inspektorët e të cilës nuk lejohën të bëjnë hetime në Iran.

Bisedimet me Iranian për çështjet atomike, Bagdad, Catherine Ashton

Bisedimet me Iranian për çështjet atomike, Bagdad, Catherine Ashton

Për këtë çështje zhvillohen bisedime mes Iranit dhe grupit të ashtuquajtur 5+1 (Gjermania dhe pesë fuqitë me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit, Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe SHBA). Grupi kërkon që qeveria iraniane të lejojë kontrollin e përgjithshëm dhe t'i japë fund pasurimit të uranit deri në 20 përqind. Kjo është tema e bisedimeve që do të zhvillohen të hënën dhe të martën (18./19.6.2012) në Moskë.

Çfarë duhet pritur nga takimi i Moskës?

Nuk duhet pritur shumë. Në fund të muajit maj, pas një viti ndërprerjeje, bisedimet filluan sërish në Bagdad. Ato përfunduan pa ndonjë marrëveshje konkrete. Edhe qeveria gjermane nuk mendon se në Moskë do të arrihet kthesa e shumëpritur. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha "Fillimi me sukses i bisedimeve parimore në Bagdad duhet të shoqërohet me hapa konkrete në Moskë, në mënyrë që të krijohet besimi."

Përse nuk arrihet marrëveshje?

Një përgjigje e mundshme për këtë pyetje do të ishte: Sepse tema është shumë komplekse. "Edhe vetë pakti për ndalimin e armëve bërthamore është ambivalent," thotë Christian Tuschhoff, politolog në Universitetin e Lirë të Berlinit. Sepse pakti për bllokimin e armëve ndalon përdorimin ushtarak por lejon përdorimin civil të energjisë bërthamore – dhe kufiri midis këtyre të dyjave është shumë i vështirë të vihet, sidomos kur bëhet fjalë për pasurimin e uranit.

Bisedimet me Iranian për çështjet atomike po zgjasin prej dhjetë vjetësh, Bagdad

Bisedimet me Iranian për çështjet atomike po zgjasin prej dhjetë vjetësh, Bagdad

Një përgjigje tjetër thotë se: Irani punon i patrazuar në zhvillimin e armëve bërthamore. Vërtet që Irani ka nënshkruar paktin për ndalimin e armëve bërthamore, i cili ndalon këtë, por kjo nuk do të thotë shumë, mendon eksperi për çështjet e sigurisë Tuschhoff: "Në momentin kur dilet nga pakti është shumë më e vështirë të mbulosh aktivitete të tilla, se sa kur je në pakt."

A ka dëshmi që tregojnë se Irani synon armën bërthamore?

Jo. Megjithatë pasurimi i uranit mjafton për të ushqyer dyshimet. "Për Iranin nuk do të kishte kuptim të pasurojë uran për qëllime civile, sepse një gjë e tillë është shumë e shtrenjtë dhe mbidimensionale", analizon Michael Brzoska, drejtor i Institutit të Hamburgut për studimet e paqes dhe sigurisë. Zyra e Kombeve të Bashkuara për kontrollin e armëve bërthamore tregon në raportin e fundit të nëntorit 2011 për shenja "që tregojnë se aktivitetet për zhvillimin e një ndezësi nuklear janë relevante". Edhe sjellja e Iranit zgjon dyshime. Pasurimi i Iranit u mbajt sekret për një kohë të gjatë. Aktualisht, inspektorët e energjisë bërthamore nuk kanë leje të shkojnë tek impianti Parhin, ku bëhen provat për ndezësin atomik. Pamjet e marra nga satelitët tregojnë se atje janë shkatërruar ndërtesa për të shuar gjurmët.