1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çfarë qëndrimi do të mbajë BE ndaj Beogradit?

6 ditë para raundit vendimtar të zgjedhjeve presidenciale në Serbi BE nuk është ende i një mendimi se çfarë qëndrimi do të mbajë politikisht ndaj Beogradit.

Ministrat e jashtëm të Natos dhe BE-së këshillohen për Kosovën, Bruksel 7 dhjetor 2007

Ministrat e jashtëm të Natos dhe BE-së këshillohen për Kosovën, Bruksel 7 dhjetor 2007

Ministrat e jashtëm të BE do të përshëndesnin një fitore të presidentit akoma në detyre proevropian Boris Tadiç, por një sinjal të qartë politik nuk do të ketë. Ndryshe nga ç´ishte thënë më parë BE nuk do ta nënshkruajë këtë të hënë marrëveshjen e asociim-stabilizimit të Serbisë me BE-në. Hollanda dhe Spanja janë kundër sepse Serbia nuk bashkëpunon plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, dmth nuk ka dorëzuar kriminelët e luftës Karaxhiç dhe Mladiç.

Komisari i BE-së për zgjerimin Olli Rehn, thotë megjithatë që ministrat e jashtëm ta nënshkruajnë marrëveshjen, gjë që do të ishte një hap i rëndësishëm nën rrugën drejt antarësimit. "Punoj që prej tre vjetësh me këtë rast. Serbia ka bërë përparime të mëdha, sidomos në pranverën e kaluar. Serbia është shumë pranë bashkëpunimit të plotë me Tribunalin për krimet e luftës. Kjo bën të mundur, që marrëveshja e stabilizim-asociimit të nënshkruhet së shpejti."

Presidenca sllovene e rradhës e BE-së donte që me nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit të arrinte kooperimin e qeverisë serbe në çështjen e Kosovës. Serbia refuzon kategorikisht pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve të BE-së janë të gatshme, ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Dimitri Rupel, ministri i jashtëm slloven nuk mundi t´ia dalë dhe tha se : "Ne përpiqemi që të pastrojmë pengesat në rrugën e Serbisë për në BE. Për këtë do të punojmë shumë intensivisht sot. Ne duam ta afrojmë Serbinë sa më shumë të jetë e mundur me BE-në. Shpresoj, që do të mund të përçojmë mesazhe pozitive."

Ministri hollandez për Evropën Frans Timmermanns tha edhe një herë fare qartë, se ai nuk do të nënshkruajë asgjë. E paqartë është edhe në se ministrat e jashtëm do të vendosin për dërgimin e 1800 gjykatësve, policëve dhe nëpunësve të misionit të BE-së për Kosovën. Që prej 1999 Kosova është nën administrimin e OKB-së. Në Kombet e Bashkuara bllokimi vjen nga Rusia, e cila është aleate me Serbinë.

Dakord ministrat e jashtëm janë për krizën në Kenia. BE mbështet misionin e ndërmjetësimit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, i cili do të ndërmjetësojë në luftën për pushtet ndërmjet presidentit kenian Mbaki dhe udhëheqësit të opozitës Odinga. Ministri i jashtëm britanik David Milliband tha: "Ne jemi të vendosur që t´u japin të dyja palëve një sinjal të fortë, që të kujdesen që aktet e dhunës të ithtarëve të tyre të marrin fund dhe të shohin mundësitë e ndarjes së pushtetit."

Në Kenia vazhdojnë që prej dhjetorit trazirat si pasojë e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale. BE duhet të vendosë, se si duhet të veprojë me ndihmën për zhvillimin dhe buxhetin e ndihmës për këtë vend.

DW.COM

  • Data 28.01.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cym8
  • Data 28.01.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cym8