1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çfarë po ndodh me pronat e komuniteteve fetare?

Liderët e bashkësive Fetare Islame të vendeve të Ballkanit shqyrtuan në konferencën e mbajtur në Shkup çështjen e kthimit dhe të kompensimit të pronave të komuniteteve fetare të nacionalizuara në regjimet e kaluara.

default

Hyrja e Komunitetit mysliman në Shkup

Një shtet që është në gjendje të kthejë pronat e bashkësive fetare -vakëfet, ai shtet rrezaton mesazh paqe dhe mirësie, kanë vlerësuar udhëheqësit shpirtërorë të bashkësive fetare islame të vendeve të Ballkanit. Në konferencën e mbajtur në Shkup, ata kanë diskutuar për denacionalizimin e vakëfeve dhe shkëmbimin e përvojave si të kthehen në mënyrë ligjore pronat e nacionalizuara.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni Sulejman Rexhepi, ka theksuar se në Maqedoni edhe pas dymbëdhjetë vitesh nga miratimi i ligjit për denacionalizim, nuk janë kthyer pronat e kësaj bashkësie.“Institucionet shtetërore duhet të operojnë në një mënyrë të tillë që të respektojnë kërkesat e komuniteteve fetare. Një shtet që është në gjendje të kthejë këtë pasuri të vakëfeve tek pronarët e vërtetë atëherë, ai është autoritativ dhe ka vullnet të rrezatojë mesazh paqe dhe mirësie”, ka deklaruar Sulejman Rexhepi.

Edhe në Shqipëri ekzistojnë probleme të shumta në kthimin e pronave të bashkësive fetare. Selim Muça, kryetar i Bashkësisë Islame të Shqipërisë thotë se qeveria e atjeshme ka miratuar një ligj, i cili premton kthimin e pronave në përgjithësi për të gjitha komunitetet. “Vlen të theksohet se të gjitha trojet e komunitetit mysliman janë tjetërsuar dhe janë mbushur me ndërtime. Kështu që kanë mbetur për konpenzim në para.”

Ndryshe nga Maqedonia dhe Shqipëria, ku parlamentet kanë miratuar ligjin për denacionalizim, në Kosovë nuk është bëre asgjë në këtë drejtim thotë Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. “Kosova që tre vite e pavarur, ende nuk është marrë vendimi në parlamentin e Kosovës për kthimin e pronave, edhe pse ne kemi berë një kërkesë të vazhdueshme,” shprehet Tërnava.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Sllovenisë Nexhat Grabus, tregon eksperiencën nga vendi i tij duke thënë se komuniteti mysliman atje nuk ka probleme të natyrës së pronave. Sllovenia e ka zgjidhur këtë problem si për komunitetin mysliman ashtu edhe për atë katolik.

Liderët e bashkësive fetare islame të vendeve të Ballkanit kanë qenë unanim në vlerësimin se në trojet e tyre nuk ka vend për shfaqjen e islamit radikal. Gjithnjë sipas tyre, islami në trojet e Ballkanit ka një traditë shumë shekullore andaj edhe nuk ka vend për radikalizëm. “Islami në Ballkan i ka aq shumë rrënjët e thella sa që nuk mund të rezikohet nga rrymat radikale. Myslimanët autokton të Ballkanit me shekuj praktikojnë islamin si fe paqe dhe mirësie,” është shprehur Nexhat Grabus.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 04.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10n1p
  • Data 04.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10n1p