1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çfarë po do Millorad Dodiku?

Deklaratat e fundit të Millorad Dodikut kanë shkaktuar shumë reagime. Presidenti i Republikës Serpska ka propozuar edhe një zgjidhje për çështjen e Kosovës, gjë që nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Milorad Dodik (SNSD), Präsident der Republika Srpska in Bosnien und Herzegowina, hier während der Wahlkampagne für die Kommunalwahlen in Bosnien und Herzegowina 2012. Foto: Dragan Maksimovic Aufnahmedatum und ort: Sommer 2012; Bosnien und Herzegowina

Milorad Dodik

Millorad Dodik nuk ka hequr dorë nga parimi i njohur në politikë: ai flet për çështjen madhore kombëtare, kur i rrezikohet posti politik, thonë analistët në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas tyre, Dodiku po përpiqet që me trillime për "komplotin ndërkombëar" kundër tij dhe Republikës Srpska, ta zhvendosë vëmendjen e qytetarëve nga problemet e mëdha ekonomike dhe sociale në pjesët e banuara me serbë në Bosnjë e Hercegovinë.

Profesori nga Banja-Luka, Miodrag Zhivanoviq, pohon se këmbëngulja e Dodikut për ndarjen e Kosovës "si fronti i fundit për mbrojtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë", ka për synim mbrojtjen e vet pozicioneve të tij politike. Zhivanoviq rikujton se elitat politike në këtë vend kanë bërë thirrje për mbrojtjen e interesave nacionale gjithmonë kur u janë rrezikuar postet e tyre politike apo kur është lëkundur pushteti i tyre.

"Ky është një çrregullim serioz mental, sepse politika reduktohet vetëm në zgjidhje për kuadrot në parti dhe në institucione. Gjërat e tjera dhe interesi i qytetarëve nuk merren parasysh", pohon Zhivanoviq.

Tradhëtarët dhe etiketimet

Zhivanoviq shpjegon se Dodiku "përmes mediave të tij" po përpiqet t'i kontrollojë të gjitha institucionet dhe opinionin serb. Qëllimi është që opinioni të merret me tema të parëndësishme ideologjike, duke u manifestuar kjo me ngritjen e interesave personale në nivel nacional.

"Ky është shkaku pse Dodiku kohët e fundit flet kaq shumë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe thotë se serbët nuk duhet të kenë si qëlllim parësor anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ai thotë se janë cënuar interesat nacionale serbe dhe kjo largon vëmendjen nga problemet kryesore që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike“, thotë Zhivanoviq. Kushdo që proteston, bën grevë apo ankohet, etiketohet si "vegël e komploteve të huaja". Etiketa të tilla i vishen edhe opozitës, shpjegon ai.

Prime Minister of Republic of Srpska, Milorad Dodik, Prime Minister of Republic of Srpska, who is running on the Alliance of Independent Social-Democrats (SNSD) list for the post of the Republic of Srpska (RS) president, left, hold hands with Serbian President Boris Tadic, right, during a pre-election rally in the Bosnian town of Doboj, 100 km north of Sarajevo, on Wednesday, Sept. 29, 2010. National elections in Bosnia and Herzegovina are scheduled on Sunday Oct. 3, 2010, with a total of 39 parties and 11 coalitions registered to run for Bosnian tripartite Presidency and National Assembly this year. (ddp images/AP Photo/Amel Emric)

Millorad Dodiku s'e ka më mbështetjen e Beogradit si në kohën e Boris Tadiqit

A do të ikë edhe Dodiku në Beograd?

"Pohimet për gjërat që mund të ndodhin në pranverë, rolin e CIA-s, Vatikanit, pagesat e huaja në llogari të mediave të pavarura dhe gjoja komplotet e tjera, kanë vetëm një synim: që Dodiku të ruajë pushtetin, sepse këto gjëra janë dëgjuar me miliona herë përpara", thotë publicisti nga Beogradi Petar Llukoviq.

Ai mendon se pozita e Dodikut "mund të quhet e qëndrueshme". Presidenti i Republikës Srpska po përpiqet që me parulla paniku t'i drejtohet jo vetëm opinionit serb në Bosnjë e Hercegovinë por edhe në Serbi, sepse ai nuk e ka më mbështetjen e Beogradit si në kohën e Boris Tadiqit. "Ai ka trilluar madje edhe një zgjidhje politike për Kosovën, por kjo nuk ka hasur në mirëkuptim në Serbi", thekson Llukoviq.

„Dodiku e ka në Beograd edhe një vilë, ka nënshtetësinë e Serbisë dhe e ka siguruar veten, në rast se i humbet zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë. Më e tmerrshmja është që një ditë ky njeri ndoshta vërtetë do të jetojë në Beograd, ashtu si edhe shumica e atyre që pas luftërave janë larguar nga vendet e tyre dhe vinë e rrahin gjoksin këtu duke thënë se Republika Srpska është arritja më e madhe e popullit serb", vëren Llukoviq.