1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çfarë ofron PD-ja dhe si ka ecur fushata elektorale ?

Këtë të premte (26.06) është dita e fundit e luftës elektorale në Shqipëri. Më 28 qershor zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e 7-ta, qysh prej vitit 1991. Këto zgjedhje vlerësohen si test demokracie.

Arben Imami, drejtor i kabinetit të kryeministrit.

Angazhimi për tregun, për liritë politike, për një Shqipëri moderne evropiane, kanë qenë tri themelet e programit të PD-së.

Zgjedhjet parlamentare sivjet kanë disa risi: ligjin e ri elektoral, regjistrimin e zgjedhësve, të cilët duhet të votojnë duke paraqitur kartat e reja të identit apo pasaportat dhe që qendrat e votimit do të vëzhgohen me kamera.

Lidhur me atë se çfarë ofron PD-ja dhe si ka ecur fushata elektorale deri tani, flet për Deutsche Wellen kandidati i PD-së Arben Imami, drejtor i kabinetit të kryeministrit.

Deutsche Welle: Z. Imami, ju keni qenë një nga themeluesit e PD-së para 18 vjetësh. Sot mund të veçoni të paktën tri pikat kyçe të ndryshuara në programin e PD-së, në këto dy dekada?

Arben Imami: Angazhimi për tregun, angazhimi për liritë politike, angazhimi për një Shqipëri moderne evropiane, kanë qenë tri themelet e besimit dhe të programit tonë të viteve 1990. Ato vazhdojnë edhe sot. Ndaj unë personalisht ndjehem i lumtur, që kam dhënë një kontribut sado modest dhe vazhdoj ta jap.

Deutsche Welle: Cilat grupe të elektoratit, apo grupe të shoqërisë mendoni se mund t' i japin më shumë vota partisë suaj?

Arben Imami: Në një kuptim kur vjen fjala për ta ndarë tortën, nuk është e majta dhe e djathta themelore. E majtja dhe e djathta janë themelore në radhë të parë nga mënyra, se si mund të bëhet një tortë: Domethënë ne kemi besuar, që mund të rriten të ardhurat duke ulur taksat, ndërkohë pala kundërshtare si rregull mendon, se të ardhurat që ka, dmth, dhe rritja e taksave duhet të shërbejë për rritjen e tensioneve. Neve na ka funksionuar në mënyrë të mrekullueshme nga të dyja krahët: Kemi ulur taksat për biznesin, ndaj s' ka përse të mos votojë biznesi, profesionet e lira, shtresa e mesme për ne. Nga ana tjetër ne, duke qenë se kemi arritur të mbledhim një sasi të konsiderueshme parash, për shkak të uljes së evazinot fiskal, kemi rritur pikërisht rrogat. Pra paratë janë në shtresën e ulët popullsisë, këtu ka përfituar fshatari, ka përfituar pensionisti në fshat dhe në qytet. Kështu, që nuk është se kemi një target grup klasik të së majtës e të së djathtës, megjithëse doktrina ekonomike ka qenë klasike e së djathtës.


Deutsche Welle: Z. Imami mbi krijimin e koalicionit të djathtë siç është „Poli i Lirisë“, a mund të thithin të tilla koalicione votues nga elektorati tradicional i PD-së?

Arben Imami: Gjithmonë ka pasur parti të djathta e të majta dhe alternativa. Nuk besoj, se do të kenë ndonjë influencë.

Deutsche Welle: Motoja e PD-së në fushatë është „Shqipëria po ndryshon“, në ç' drejtim po ndryshon ajo?

Arben Imami: Shqipëria po ndryshon në atë drejtim, që është në NATO do të futet në BE, ka bërë gjashtë mijë km. rrugë, ka bërë gjysmat e shkollave dhe do të bëjë gjysmën tjetër, ka filluar investimet në energji dhe do të eksportojë energji. Ky është ndryshimi që vijon.

Deutsche Welle: Nësë bëni një krahasim me zgjedhjet e mëparshme, çfarë ju bie në sy në këtë fushatë elektorale, cili është ndryshimi?

Arben Imami: Janë zgjedhjet më të qetat, më të mirat, që janë bërë në këto 20 vjet.

Autor : Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 26.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IbyF
  • Data 26.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IbyF