1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çfarë nuk shkoi si duhet në Bombei - Shtohet presioni ndaj qeverisë indiane

Pas serisë së sulmeve në Bombei qeveria indiane ndodhet nën presion të madh. Ajo akuzohet për keqmenaxhim të krizës dhe dështim të shërbimit të fshehtë. Ministri i brendshëm Patil ndërkohë ka dhënë dorëheqjen.

default

Njerëz duke fotografuar me celularë fasadën e dëmtuar të hotelit Taj Mahal

Banorë të indinjuarë të Bombeit të cilët kalojnë duke protestuar nga hoteli Taxh-Mahall (Taj-Mahal). Ndërtesa e cila për një kohë të gjatë do të mbetet në kujtesë si vendi i terrorit. Por po ashtu për shumëkend kjo ndërtesë do të kujtoj dështimin e forcave të sigurisë:

"Ne duam të pyesim: çfarë saktë ndërrmorri qeveria? Përse nuk funksionojnë sistemet tona? Çfarë nuk shkoi si duhet? Pas sulmit me bombë në Hotelin Marriot në Pakistan shërbimet e fshehta kanë dështuar totalisht".

Mediat indiane informojnë ndërkohë se ka pasur sinjale të mëhershme për sulme terroriste. Kanali televiziv NDTV po transmeton lajmet me sloganin 'Mjaft është Mjaft'. Qeveria e vendit në të cilin vitin e ardhshëm do të ketë sërish zgjedhje ndodhet nën presion. Ministri i brendshëm Patil ka ofruar dorëheqjen e tij. Çështja është tani se për sa kohë qeveria do të provoj që tërë këtë presion ta zbus me justifikimet se sulmuesit janë stërvitur nga një grup radikal islamist që operon në vendin fqinj Pakistan.

Presseschau indische Tageszeitungen Berichterstattung nach der Terrorserie in Bombay

Gazetat indiane për terrorin në Bombay

Ministri i jashtëm i Pakistanit Kureshi (Qureshi) e di mirë se çfarë ndodhet në lojë: "Natyrisht që gjendja është serioze. Nëse fqinjët tanë apo njerëzitë mendojnë dhe thonë se ky është 11 shtatori i Indisë atëherë gjendja është serioze".

Megjithatë shefi i diplomacisë pakistaneze e vlerëson qëndrimin e Indisë i cili në këtë rast nuk është vetëm një lojë fjalësh, sipas të cilit përgjegjës për sulmin nuk është Pakistani por 'elementet në Pakistan'. Lajmi se atentatori i vetëm i arrestuar është nga Pakistani u përhap shumë shpejtë në botë. Ai jo vetëm që ka pranuar se atentatorët e kishin planifikuar të hedhin në ajër hotelin Taxh-Mahall por edhe se është anëtar i grupit terrorist islamik Lashka-e-Toiba.

"Organizatat, numri i të cilave është 16 apo 17, dhe të cilat luftojnë kundër qeverisë në Indi nuk duan normaliziminin e raporteve mes Indisë dhe Pakistanit".

Kështu mendon ish-ambasadori dhe eksperti për çështje të sigurisë Akram Zaki. Megjithatë shërbimi i fshehtë pakistanez jo rrallë akuzohet për mbështetje të grupeve terroriste të cilat pastaj sulmojnë edhe në brendi të Pakistanit. Por ministri i jashtëm Kureshi sqaron për qeverinë se:

"Pakistani është i vendosur për të luftuar terrorizmin. Në të gjitha format e saj. Për shkak se edhe ne njëjtë jemi viktima të terrorizmit".
Përpjekjet që fuqitë bërthamore India dhe Pakistani të bashkohen në luftë kundër terrorizmit janë në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në rast të përkeqësimit të raporteve mes Indisë dhe Pakistanit ekstremistët do ta kenë shumë më të lehtë të arrijnë qëllimin e tyre. Megjithatë dialogu indiano-pakistanez është aktualisht më i rrezikuar si asnjëherë më parë:

"Ne shpresojmë për më të mirën dhe presim më të keqen". thotë shefi i diplomacisë pakistaneze. Edhe pse për forcat e sigurisë ka përfunduar beteja kundër atentatorëve të Bombeit lufta kundër terrorizmit në Indi sapo ka filluar. Pjesa dërrmuese e popullatës presin që kjo luftë do të fitohet.

  • Data 02.12.2008
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7D6
  • Data 02.12.2008
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7D6