1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Çfarë mund të vijë në rast të një sulmi rus në Ukrainë?

Kryeministri i Ukrainës përmend luftën e tretë botërore, por gjithçka flet kundër këtij skenari horrori, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

....Çfarëdo qoftë që të vendosin SHBA dhe BE, nuk do te kete efekt në një afat të shkurtër, por në periudhë afatmesme dhe afatgjatë do ta ngrejë aq lart çmimin për agresionin, saqë do të jetë vërtetë e dhimbshme për udhëheqjen ruse.

Kjo është e nevojshme, por nuk shërben më për mbrojtjen e Ukrainës, por të viktimave të tjera të mundshme të Kremlinit, nga Moldavia në Gjeorgji, deri te të anëtarët e NATO-s dhe BE-së në Baltik. Atyre aleanca u ofron në fakt mbrojtje kundër një sulmi ushtarak, por ata në shumë anë janë vulnerabël për shkak të minoriteteve të tyre ruse dhe varësisë energjetike.

Perëndimi nuk do të përgjigjet ushtarakisht

Nga shprehja e kryeministrit Jazenjuk, se Rusia do një "luftë të tretë botërore" flet dëshpërimi i plotë: ai e di se Perëndimi nuk t'i dërgojë ushtarët e tij në asnjë front, kudo qoftë në Ukrainë, qoftë para Doneskut, apo Kievit. Jo vetëm se nuk do ta realizonte dot në politikën e brendshme të asnjë vendi - gjithçka flet kundër. Një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë do të sillte një mjerim në gjithë Evropën, që nuk mund ta përfytyrojë askush dhe për të cilin nuk e merr dot përgjegjësinë asnjë politikan. Dhe Ukrainës kjo nuk do t'i shërbente, ajo do të bëhej fushë beteje. Nga dëshira për një zhvillim demokratik do të mbeteshin vetëm rrënojat.......