1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çfarë mendon Kina për zgjedhjet në Gjermani?

Në rast se në Gjermani do të ketë ndryshim të qeverisë në marrëdhëniet gjermano-kineze mund të vijnë tema të tjera në rendit të ditës.

Në Kinë, kancelarja gjermane Angela Merkel është e njohur për qëndrimin e tij racional dhe pragmatik. Tetë vjetë në post janë një kohë të mjaftueshme për t'u dhënë formë marrëdhënieve gjermano-kineze. Merkel ishte së fundit në gusht 2012 në Pekin, ku u takua me presidentin aktual Xi Jinping.

Dalai Lama dhe Angela Merkel

Angela Merkel dhe Xi Jinping

"Në debatin politik në Gjermani Merkel tregon karizëm të veçantë. Qëndrimet e ndryshme politike ajo i sqaron shumë mirë dhe paraqet edhe zgjidhjet respektive. Opozita nuk ka shumë për të kundërshtuar," kjo është analia që i bën pozitës së fortë të kancelares Zhao Chen, politolog në Akademinë kineze të Shkencave Sociale në një studim të kohëve të fundit.

Pragmatizëm dhe të dhëna të mira ekonomike

Liu Liqun, profesor për politikën gjermane në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit thotë se në mediat kineze ka pasur njoftime kryesisht pozitive në lidhje me Angela Merkelin.

Bildergalerie China Deutschland Geschichte Dalai Lama bei Angela Merkel

Dalai Lama dhe Angela Merkel

Me një përjashtim të madh, kur në vitin 2007 Merkel priti Dalai Lamën në Berlin. Si pasojë, atëherë pati një ftohje të ndjeshme në marrëdhëniet dypalëshe. Por nga këndvështrimi kinez Merkel me mënyrën e saj racionale dhe pragmatike i qetësoi sërish marrëdhëniet dypalëshe.

Marrëdhëniet gjermano-kineze dominohen nga shkëmbimet ekonomike në rritje. Nderimi i lartë për Merkelin bazohet jo pak në gjendjen e mirë ekonomike në Gjermani, thotë eksperti Liu Liqun dhe se "pavarësisht nga kriza e borxheve në Evropë, ekonomia gjermane është e qëndrueshme."

Politika e brendshme gjermane më pak tërheqëse për kinezët

Kancelarja Merkel është për audiencën kineze shumë më e njohur se sfidanti Steinbrueck. Për politikanin socialdemokrat kanë dëgjuar pak kinezë, thotë Bian Wei, korrespondent i agjencisë së lajmeve Xinhua në Berlin. Në Kinë ka interes sidomos për shifrat dhe faktet nga sondazhet e opinionit. "Ne nuk bëjmë vetë parashikime, por raportojmë mbi procesin zgjedhor dhe koalicionet e mundshme. Detajet e politikës gjermane për familjen, i kemi lënë jashtë. Ato janë më pak interesante për audiencën kineze," thotë punonjësi i Xinhua nga Berlini.

China Deutschland Wirtschaft Volkswagen Group China nimmt neues Motorenwerk in Changchun in Betrieb

Pavarësisht se kush vjen në pushtet në marrëdhëniet gjermano-kineze nuk do të ketë asnjë ndryshim të konsiderueshëm

Megjithatë, shton Bian, herë pas here diskutohen edhe pasojat e mundshme të zgjedhjeve në Gjermani për Kinën. "Kushdo që të zgjidhet, marrëdhëniet gjermano-kineze do të zhvillohen më tej", është i bindur Bian Wei.

"Të Gjelbrit mund të shkaktojnë turbulenca"

Liu Liqu nuk pret ndonjë surprizë në ditën e zgjedhjeve: "Me një probabilitet prej 90 për qind, unë supozojmë se kabineti i ardhshëm federal do të krijohet edhe më tej nga CDU dhe FDP," thotë eksperti për Gjermaninë nga Pekini.

Por në rast se në zgjedhje fitojnë socialdemokratët dhe të gjelbrit Liu Liqun mendon se do të ketë një theks të fortë tek çështja e të drejtave të njeriut. Kohët e fundit, shumë politikanë të gjelbër kanë kritikuar ashpër gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë, ka vërejtur Liu. Kjo mund të çojë në turbullira në marrëdhëniet dypalëshe në rast se do të vijnë ekologjistët në pushtet, mendon ai.

Megjithatë, si media shtetërore kineze edhe ekspertët për Gjermaninë shikojnë relativisht të qetë drejt zgjedhjeve federale. Vlerësimi i përgjithshëm: Pavarësisht se kush vjen në pushtet në marrëdhëniet gjermano-kineze nuk do të ketë asnjë ndryshim të konsiderueshëm. Në politikën ndaj Kinës kampet politike ndryshojnë vetëm pak nga njeri-tjetri.

DW.COM