1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çfarë ka ndodhur nga viti 2006 deri tani me integrimin e të huajve?

Sot (3.11.) kancelarja Merkel pret për herë të katërt përfaqësues të rreth 15 milionë njerëzve me sfond migracioni që jetojnë në Gjermani në të ashtuquajturin samiti i integrimit.

Made in Marxloh- 2008. Në hapje të xhamisë në Duizburg

"Made in Marxloh"- 2008. Në hapje të xhamisë në Duizburg

Më tepër se 100 përfaqësues nga politika, ekonomia, sporti dhe shoqatat e emigrantëve takohen sot (3.11.) me Angela Merkelin. Temat kryesore të takimit: gjuha, shkollimi, tregu i punës dhe integrimi. Të gjitha këto tema kanë kohë që luajnë rol në politikën gjermane të integrimit. Një pikë e rëndësishme është sipas të ngarkuarës së qeverisë federale për integrimin, ministres së shtetit, Maria Bëhmer, shkollimi.

Shkollimi çelës i integrimit

"Shkollimi është çelësi i integrimit. Kjo do të thotë se kush vjen në shkollë dhe nuk di mjaftueshëm gjermanisht nuk ka si t'i ndjekë mësimet. Në qoftë se prindërit nuk e njohin sistemin tonë shkollor nuk janë në gjendje t'u ndihmojnë fëmijëve të tyre dhe për këtë në planin kombëtar për integrimin themi se shkollimi duhet të jetë prioritar dhe prindërit t'u ndihmojnë fëmijëve të tyre. Dhe duam të bëjmë gjithçka që t'ia arrijmë kësaj edhe më mirë.“

Kancelarja Angela Merkel hap samitin e tretë i integrimit

Kancelarja Angela Merkel hap samitin e tretë i integrimit

Politikania e CDU-së Bëhmer kërkon që shkollat të shndërrohen në vartra të vërteta të integrimit. Për këtë sipas saj janë të nevojshëm më tepër mësues dhe punonjës socialë, Po ashtu shkollat ku numri i fëmijëve me sfond emigracioni është i madh duhet të pajisen më mirë. E rëndësishme është që mësimi i gjuhës gjermane dhe përfshirja e fëmijëve me sfond migracioni të fillojë që në kopshte, tha Bëhmer.

Të gjitha institucionet përpara sfidash të mëdha

I ngarkuari i qytetit të Berlinit për integrimin, Günter Piening, thekson: "40% e të rinjve në Berlin janë me sfond migracioni. Kjo do të thotë se ata ose prindërit e tyre kanë ardhur si emigrantë në Gjermani. Në disa rajone kjo përqindje është 60-70. Këto shifra tregojnë se sa shumë ka ndryshuar popullsia e qytetit 49 vjet pas marrëveshjeve për tërheqjen e fuqisë punëtore nga vende të tjera. Këto ndryshime i vënë të gjitha institucionet përpara sfidash të mëdha."

Ministria e Integrimit e landit të Saksonisë së Poshtme, Aygül Özkan, vetë me orgjinë nga Turqia mendon se: "Një pjesë e shoqërisë ka sfond migracioni dhe është normale që dikush si unë mund të bëhet ministre edhe pse ka sfond klasik emigrimi, pra gjërat behen normale kur janë pjesë e jetës së përditshme.“

15 vjet komunitet turk

15 vjet komunitet turk

Kontrolle dhe sanksione

Özkan mendon se të huajt që vijnë në Gjermani duhet ta ndjejnë si detyrim që të mësojnë gjermanisht. Ajo shkoi madje edhe një hap më tej:

„Unë jam pro asaj që ne të kontrollojmë me vëmendje nëse mësimi i gjuhës ka efekt apo jo."

Që sot në Gjermani ka rregulla sipas të cilave emigrantët që vijnë tani duhet të marrin pjesë me detyrim në një kurs integrimi. Në rast se nuk e bëjnë këtë atyre u vendosen afate dhe në rast të kundërt u ndërpritet ndihmat sociale apo nuk u zgjatet leja e qendrimit.

Josef Winkler, i partisë ekologjike, një nga pjesëmarrësit e takimit të sotëm nuk beson se në të do të arrihet ndonjë gjë e madhe: "Në takimet e mëparshme janë bërë shumë deklarata. Problemi është se askush nuk vazhdon të angazhohet për zbatimin e tyre. E rëndësishme nuk është që të flasim për gjëra simbolike, por se si mund të vazhdohet në mënyrë konkrete. Ç'mund të bëjmë për gratë dhe vajzat e reja? Si t'ia bëjmë me ata që lënë shkollën?“

Autor: Sabine Ripperger/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pwzk
  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pwzk