Çfarë duhet të bëjë Shqipëria përballë ″lodhjes nga zgjerimi″? | Ballkani | DW | 11.11.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria përballë "lodhjes nga zgjerimi"?

Stadi aktual në rrugëtimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit europian përkon në kohë me të ashtuquajturën "lodhje nga zgjerimi” i BE-së.

Sonja Licht

Sonja Licht

Që nga origjina e Bashkimit Evropian në vitin 1957, kur ai përbëhej vetëm nga 6 vende - Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda dhe Luksenburgu, deri në ditët e sotme me 27 vende anëtare, kanë ndodhur pesë raunde zgjerimesh. Çdo raund është konsideruar nga BE “një histori europiane sukesi”. Por pas raundit të fundit, atij të vitit 2007, ku u pranua Bullgaria dhe Rumania, entuziazmit ia la vendin preokupimit e përballimit të sfidave të zgjerimit. E ashtuaquajtura “lodhje nga zgjerimi” u bë pjesë e diskutimeve në institucionet e BE dhe përfshiu edhe opinionin publik. Aftësia e kapaciteteve të institucioneve dhe burimeve europiane për të përballuar një raund të ri zgjerimi u vu në pikëpyetje. Zgjerimi u frenua. Megjithatë BE nuk ndryshoi strategjinë e zgjerimit të tij.

Në axhendën e tij aktuale vazhdon të mbetet integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. A përbën problem e ashtuquajtura "lodhje nga zgjerimi” për ritmet e këtij procesi për vendet e rajonit mes të cilave edhe për Shqipërinë?

Internet Sucht

Lodhje

Ballkani Perëndimor- tërheqës për BE për popullsinë e re në moshë

Sonja Licht, Presidente e Fondit për Studime Politike në Beograd, pjesë e rrjetit të Fondeve të tilla në të gjithë Europën Juglindore thotë për programin shqip të DW: “Lodhja nga zgjerimi është një çështje shumë më e gjerë në Europë. Europianët janë të shqetësuar për emigrantët që mund të dynden nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për vendet e tyre të punës, për të ardhmen e tyre ekonomike. Por ndërkohë gjithmonë dhe më shumë flitet për nevojën që ka Europa për forca të reja pune, pasi popullsia e saj po plaket. Sipas analistëve tepër seriozë, në 2050-ën, Europës i duhen të paktën 50 milion emigrantë të rinj. Prandaj nuk mendoj se problemi më i madh i rajonit është lodhja nga zgjerimi. Problemi më i madh është se çfarë po bëjmë ne për të ndryshuar vetveten dhe rajonin,” thotë Sonja Licht.

Acquis communautaire - thelbi i reformave në Ballkanin Perëndimor

Të ndryshosh veten dhe rajonin do të thotë së pari të arrish standartet e acquis communautaire, pra të hartosh, pranosh dhe zbatosh në praktikë ligjet e BE. “Jam e sigurt se Europa Jug- Lindore shihet nga shumë vende të BE si një rajon shumë më i pëlqyeshëm për të marrë fuqi punëtore, sesa rajone të tjera më të largëta. Ballkanit Perëndimor i duhen institucione më të forta, kulturë më e madhe politike, arsimim më i mirë. Nëse i kemi këto, atëhere do të bëhemi të dobishem dhe si pasojë të dëshirueshëm për Europën,” thotë Sonja Licht.

Infografik EU Nachbarschaftspolitik Flash-Galerie

Bashkëpunimi rajonal –rruga drejt anëtarësimit

BE mban gjallë aspiratën e integrimit duke vlerësuar si prioritet i strategjisë së tij integrimin e Ballkanit Perëndimor. Krahas këtij prioriteti inkurajon edhe politikën e fqinjësisë dhe të bashkëpunimit rajonal. Presidenti i BE, Herman van Rompuy, që vizitoi kohët e fundit Tiranën, e vlerësoi bashkëpunimin rajonal si rrugën e sigurtë që “Ballkani Perëndimor të zërë vendin e tij të merituar në familjen europiane.” Duke treguar dobinë e bashkëpunimit rajonal, Sonja Licht thotë: “Bashkëpunimi rajonal është mundësia jonë e madhe. Mendoj se duhet të të përpiqemi për ta zhvilluar atë shumë më tepër nga sa e kemi të zhvilluar sot”

Argumentat mbështeten në realitet: nga bashkëpunimi formohet një treg rajonal shumë më tërheqës sesa tregu i vogël i çdo vendi më vehtë, ky treg i ofron BE burime alternative energjie, potenciale turistike, monumente historike dhe kulturore.

Ndërkohë bashkëpunimi rajonal nuk varet nga stadi ku ndodhet secili vend në procesin e integrimit, por nga vullneti politik për ta realizuar atë.

Aktualisht Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi kanë statusin e vendit aplikant për kandidat për anëtarësim në BE. Statusin e vendit kandidat e ka fituar Maqedonia. Ndërsa Kroacia është në stadin e negociatave për t’ u bërë anëtare e BE.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 11.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q6MV
  • Data 11.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q6MV