1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çfarë do të thotë për Bundesverin forcimi i talibanëve në Kundus?

Me 3 prill talibanët sulmuan trupat gjermane dhe vranë tre ushtarë dhe plagosën pesë. Ekziston frika se incidentet e përgjakshme do të përsëriten. Po sa të fortë janë talubanët në të vërtetë ?

default

Ndarje nga tre ushtarët e vrarë në Afganistan

Talibanët në Kundus janë shumë më të fuqishëm sa ç'dihet jashtë Afganistanit. Në disa fshatra ata madje janë edhe kryesorët. Bundesveri me 750 ushtarë dhe ndihmësit për rindërtimin duket se nuk mund të ndryshojë shumë. Banorët e Kundusit ankohen për gjendjen e tyre të rëndë.

„Për shkak të trazirave në disa rajone fëmijët tanë në shumë vende nuk mund të shkojnë në shkollë. Talibanët i pengojnë ata.“

Amanullah Nabizada banon në Xharbashi, një fshat të largët nga qendra e Kundusit. Ai kërkon që në rajonin e tij të stacionohen përherë forcat afgane të sigurisë. Një dëshirë e parealizueshme, sepse për sigurinë e gati një milion njerëzve në Kundus kujdesen vetëm 300 ushtarë afganë dhe rreth 1.200 policë të pastërvitur sa duhet dhe të armatosur dobët. Policët nuk mund të garantojnë sigurinë në të gjitha vendet. Ndërkohë që ata nuk përballen vetëm me talibanët, shpjegon Muhamad Omar, guvernator i Kundusit.

Dossier 3 Trauerfeier für gefallene Soldaten in Kundus

Ushtarë gjermanë në Kundus u thonë lamtumirën shokëve të vraë

„Kundusi ka qenë edhe në kohën e talibanëve një prej qendrave të tyre të rëndësishme. Këtu ka pasur shumë luftëtarë edhe nga Çeçenia, Uzbekistani dhe vendet arabe. Tani të gjithë ata janë kthyer përmes rrugëve të ndryshme. Ata e njohin mirë këtë rajon.“

Talibanët dhe miqtë e tyre, të ashtuquajturit "xhihadët ndërkombëtarë", po forcohen gjithnjë e më shumë, thotë Omar. Guvernatori i Kundusit mendon se ekstremistët numërojnë nga 500 deri në 1000 luftëtarë. Qëllimi i tyre kryesor është që Kundusi të shndërrohet në një prej qendrave të tyre. Eksperti gjerman për Afganistanin Conrad Schetter nga Qendra për Hulumtimet Zhvillimore në Bon shpjegon:

„Ju e dini që NATO-ja në jug, në Kandahar dhe Helmand, ka nisur një ofensivë shumë të madhe. Talibanët tani po përpiqen që të forcojnë luftën në Kundus, për të lehtësuar pak ofensivën në jug. Ky është shkaku i parë."

Një shkak tjetër është sipas tij, qëllimi i talibanëve që të kontrollojë rrugën kryesore të furnizimit në veri të vendit. Përmes kësaj rruge duhet të mbërrijë së shpejti prej Rusisë dhe Azisë Qendrore një pjesë e madhe e trupave shtesë të NATO-s. Talibanët me miqtë e tyre po përgatiten për përleshje të mëdha.

Hakimullah Mehsud Taliban Tehrik e Taliban

Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP) - Hakimullah Mehsud

„Kur gjatë këtij dimri talibanët u tërhoqën në Pakistan, me vete kanë marrë edhe familjet. Nuk do të ishte sinjal aspak i mirë, në qoftë se në Kundus kthehen pa familje. Kjo do të thotë se ata me të vërtetë do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut dhe se vërtetë do të kemi një verë të nxehtë për Bundesverin.“

Eksperti nga Boni sugjeron që Bundesveri të angazhohet më shumë në stërvitjen e ushtarëve afganë, sepse ushtarët gjermanë kanë më pak njohuri për kë të vend.

„Përveç faktit që nuk e njohin sa duhet gjuhën dhe kulturën e këtij populli, ata nuk e njohin me të vërtetë as mënyrën guerile të luftës. Me mënyrën klasike të luftës nuk mund të arrihet shumë. Për fat të keq kjo u pa edhe të premten e kaluar gjatë luftimeve me talibanët.“

Fakt është që Bundesveri nuk do ta ketë më lehtë në Afganistan. Schetter ka frikë se ushtarët gjermanë gjatë muajve të ardhshëm do të kenë shumë pak mundësi të merren me detyrën kryesore, ndihmën në rindërtimin e vendit.

Autor: Ratbil Shamel/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ms8o
  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ms8o