1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çfarë është e marta e madhe?

Në të vërtetë amerikanët do ta zgjedhin presidentin e tyre më 4 nëntor 2008, por procedura e ndërlikuar e votimit të partive për emërimin e kandidatëve ka filluar më 3 janar.

default

Barack Obama

Deri në fillim të qershorit do të vazhdojnë votimet. Demokratët e kurorëzojnë zyrtarisht kandidatin e tyre në kongresin e partisë në gusht ndërsa republikanët në fillim të shtatorit në Mineapolis. Sot zhvillohen zgjedhje në më shumë se 20 shtete amerikane. Prandaj dita e sotme quhet super e marta.

Asnjë ngjarje tjetër në botë nuk mund të konkuronte ditët e shkuara në mediat amerikane me super të martën: Në të vërtetë nuk ndodh asgjë e jashtazakonshme. Zgjedhje parparake në disa shtete amerikane zhvillohen që në vitin 1984. Por si asnjëherë më parë nuk do të zgjedhin njëhershëm kaq shumë shtete amerikane si në super të martën e 2008. Gjithsej 24.

Procedurta zgjedhore të demokratëve dhe republikanëve si edhe në mes shteteve federale janë të ndryshme. Thoma Mann nga Instituti Brookings në Uashington sqaron se emërimi i kandidatiti për President mbyllet si procedurë zyrtarisht vetëm në kongreset e partive, demokratët në gusht, ndërsa republikanët në shtator.

Në këto kongrese secili shtet federal dërgon delegatët e tij, numri i tyre varet nga numri i popullsisë. Se për këtë do të japin votën e tyre këta delegatë, këtë e vendosin më parë zgjedhjet në shtetet federale. Në ditën e sotme vendoset këtë super të martë për gati gjysmën e të deleguarve ndëërsa tek republikanët diçka më pak.

Dita e sotme mund të bëhet dita e përdorimit të makinave llogaritëse. Tek demokratët në duelin e ashpër mes Klintonit dhe Obamës merret në konsideratë zgjedhja proporcionale, pra numri i të deleguarve partiakë për çdo rezultat zgjedhor. Tek republikanët është ndryshe. Më shumë se gjysma e shteteve federale votuese zbatojnë parimin e "winner takes all", "fituesi i merr të gjitha". Kush fiton edhe me një votë më tepër, i fiton të gjitha votat e deleguarve të shtetit federal.

Kjo mund t'i sjellë vështirësi në shtetet jugore jo vetëm Xhon Mekkeinit, i cili kryeson deri më tani, por edhe konkurentit Mitt Romnei. Këtë shpresa ka kandidati i tretë në renditje, Majk Hakëbi i cili tha në CNN se për sa kohë që një kandidat nuk i ka të 1.191 votat e nevojshmë të delegatëve, ai nuk është i emëruari por vetëm kryesuesi në renditje. E parë jnga ana teknike super e marta është një kompromis mes selsisë partiake të demokratvëve dhe republikanëve dhe shteteve federale në veçnati. Të dyja partitë ranë dakord për një kornizë kohore dhe kjo fillon me ditën e sotme. Përjashtim bënë këtu shtetet që tradicionalisht kanë votuar herët si Ioëa dhe Nju Hempshër.

  • Data 05.02.2008
  • Autor Frank Aishman / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2jA
  • Data 05.02.2008
  • Autor Frank Aishman / Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2jA