1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Çelësi për të përballuar jetën e përditshme

Për një jetë të plotësuar në Gjermani s'ka gjë më të rëndësishme se zotërimi i gjuhës. Vetëm kështu mund ta përballosh jetën e përditshme, të kapësh mundësitë e të lidhësh kontakte. Orientime për të mësuar gjermanishten.

A kam të drejtë për një kurs të gjuhës gjermane?


Për aq kohë sa je azilkërkues, nuk ekziston ndonjë e drejtë për mësimin e gjuhës gjermane. Ndryshe është vetëm kur të është njohur statusi i refugjatit, procedura e azilit ka përfunduar me sukses dhe lejohesh të qëndrosh në Gjermani për afat të gjatë. Pastaj e ke madje për detyrë të marrësh pjesë në kursin e integrimit. Në të mësohet në rradhë të parë gjuha gjermane. Por aty jepen edhe njohuri mbi të drejtat dhe detyrimet në Gjermani, mbi bazat e politikës dhe shoqërisë. Informacionet e sakta dhe kontaktet merren nga zyra përkatëse për të huajt.

Për refugjatët e rinj ka më shumë mundësira për të mësuar gjermanishten. Të gjithë azilkërkuesit, të cilët nuk kanë kryer as dhjetë vjet shkollë, janë të detyruar të ndjekin shkollën në pothuajse të gjitha landet e Gjermanisë. Ata zakonisht duhet të shkojnë në shkollë më së voni gjashtë muaj pas mbërritjes së tyre. Në shumicën e shkollave ka pastaj klasa, që quhen klasa mikpritëse, apo integruese. Këtu mësuesit u mësojnë fëmijëve dhe të rinjve edhe gjuhën dhe kulturën gjermane.

Kush mund të ndihmojë për mësimin e gjermanishtes?

Ai që dëshiron të shfrytëzojë kohën e pritjes për vendimin e azilit duke mësuar gjuhën gjermane, bën mirë të interesohet në mjedisin përreth. Shpeshherë ndihmës vullnetarë të iniciativave lokale të mikpritjes, ndër to edhe mësues të përgatitur, ofrojnë mësimin e gjermanishtes në kampet e refugjatëve. Këto kurse janë falas. Kush do të mësojë gjermanisht, mund t'u drejtohet edhe qendrave lokale të këshillimit të refugjatëve, apo përfaqësuesve të këshillave për refugjatët në landin përkatës, ata mund të ndërmjetësojnë. Faqja e internetit: Si mund të ndihmoj me linkun: http://wie-kann-ich-helfen.info/category/deutschkurse, liston një sërë kursesh private të mësimit të gjuhës gjermane:

Refugjatët mësojnë gjermanisht në klasën e mikpritjes

Refugjatët mësojnë gjermanisht në klasën e mikpritjes

Kush ka mjetet e nevojshme financiare, mund të marrë pjesë natyrisht edhe në kurset, që kushtojnë para. Veçanërisht i njohur edhe këtu është instituti Goethe, linku:http://www.goethe.de/ins/de/spr/deindex.htm:Goethe-Institut. Por aty kurset dy deri tetëjavore kushtojnë nga 610 deri 2140 euro.


Kurset më të lira të gjermanishtes i ofrojnë të ashtuquajturat shkolla sekondare, Volkshochschule, (VHS), të tilla ka pothuajse në çdo qytet të madh në Gjermani. Por kurset fillojnë vetëm dy herë në vit, zakonisht në mars dhe në shtator. Në linkun: http://www.vhs.de ofrohen kurse në këto shkolla në të gjithë Gjermaninë. Edhe në shumë universitete ofrohen ndërkohë kurse të veçanta për mësimin e gjermanishtes nga refugjatët. Por në këto raste duhet pyetur më mirë në vend, sepse çdo universitet ka oferta të ndryshme.

Çfarë materiali mund të përdor – material të DW?


Kush ka qasje në një kompjuter mund të mësojë edhe vetë me materialin mësimor të Deutsche Welles. Në faqen e internetit gjenden shumë kurse të gjermanishtes për nivele të ndryshme gjuhësore. Fillestarët fillojnë me A1. Kush është në gjendje të flasë pak gjermanisht, mund të bëjë vlerësimin e nivelit të tij përmes një testi në linkun:http://einstufungstest.dw.com dhe pastaj e di se në çfarë niveli duhet të fillojë. Kurset nga Deutsche Welle janë falas.

Ndihmësit vullnetarë të refugjatëve përdorin për orët e mësimit të gjermanishtes shpesh një metodë, që e kanë krijuar dy mësues në pension për orët e mësimit të tyre me refugjatët. Ajo mëson fjalët më të rëndësishme, që duhet të dijë në fillim një azilkërkues në Gjermani. Libri shitet në internet në linkun:http://www.deutschkurs-asylbewerber.de.