1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Çekia pranon radarët amerikane, Polonia nguron për raketat

Ndërkohë që SHBA dhe Çekia do të nënshkruajnë javën e ardhshme marrëveshjen përfundimtare për ndërtimin e radarëve për mbrojtje nga raketat, negociatat me Poloninë janë shumë afër dështimit.

Radari në Çeki

Radari në Çeki

Kryeministri Tusk deklaroi se qëndrimet nuk janë afruar as pas telefonatës me zëvendëspresidentin amerikan Dick Cheney. Polonia ka kërkuar si kundërshpërblim garanci për masa të veçanta sigurie.

Donald Tusk

***Schwerer Gang - Tusk verhandelt in den USA über Raketenschild, Kellermann*** Bei einem Treffen im Weißen Haus wollen der polnische Ministerpräsident Donald Tusk und US-Präsident George W. Bush am Montag (10.3.) über die geplante Stationierung der US-Raketenabewehr in Polen beraten. ** FILE ** Polish Prime Minister Donald Tusk walks to attend a joint news conference at the Hrzan's Palace in Prague, Czech Republic, in this Jan. 10, 2008 file photo. Polish Prime Minister Donald Tusk is hoping talks Monday March 10, 2008 with President Bush will help break an impasse on allowing U.S. missile defense interceptors to be based on Polish soil. (AP Photo/Petr David Josek, File)

Nga mesi i javës SHBA lëshuan një informatë ku thuhet se negociatat me Poloninë për ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes raketore kanë dështuar. Më parë ishte përmendur edhe Letonia si alternativë e mundshme. Pas një telefonate me zëvendëspresidentin Dick Cheney, edhe kryeministri polak Tusk, bëri të ditur se negociatat për ndërtimin e sistemeve raketore amerikane në Poloni, janë shumë afër dështimit.

"SHBA kanë qenë dhe janë partneri kryesor dhe mik i Polonisë. Ushtarët tanë kanë ndihmuar gjithmonë kur ka qenë e domosdoshme dhe kritike. Kështu ka ndodhur në Irak dhe Afganistan. Mirëpo këto negociata janë edhe më shumë: kanë të bëjnë me territorin e Polonisë."

SHBA duan që sistemet radare t'i ndërtojnë në Çeki ndërsa sistemet raketore mbrojtëse në Poloni. Zyrtarisht thuhet se qëllimi është mbrojtja prej sulmeve të mundëshme nga Irani, por Rusia ndjehet e kërcënuar. Me Pragën është arritur marrëveshja, por jo edhe me Varshavën.

Para fitores në zgjedhje, kryeministri Tusk ka deklaruar se për dallim prej ish kryeministrit Kacinski, në negociata me amerikanët do të jetë më i ashpër. Polonia kërkon ndihma më të mëdha për ndërtimin e sistemeve të saja ajrore dhe modernizimin e ushtrisë. Varshava synon edhe një bashkëpunim më të ngushtë me amerikanët.

"Ndërtimi i sistemeve raketore në Poloni do të forconte sigurinë e SHBA, që natyrisht është e rëndësishme edhe për mbarë botën. Mirëpo ngritja e këtyre sistemeve paraqet edhe rrezik për cënimin e vet Polonisë. Prandaj çështja më e rëndësishme është siguria e Polonisë, e cila mund të sigurohet me garanca të qarta ushtarake."

Megjithë vështirësitë e tanishme, në Varshavë nuk është kumtuar përfundimi i negociatave. Kryeministri tha se negociatat vazhdojnë dhe se Polonia është në pritje të përgjigjes amerikane. Karol Karski nga parta opozitare e Kacinskit pohon: "Besoj se përgjigja do të jetë negative, jo në gjuhën e përditshme, por në gjuhën diplomatike me siguri që përgjigja do të jetë "jo".

Hezitimet e kryeministrit Tusk nuk janë të rastit. Një komentator shkruan se kryeministri duhet të zgjidhë mes dy të këqijave, sepse pa marrë parasysh si do të vendosë, do të përballet me kritika të shumta. Nëse dështojnë negociatat për sistemet raketore, do të cënohet miqësia polako - amerikane. Nëse pranon, do të akuzohet se i ka shitur lirë interesat e Polonisë.

  • Data 05.07.2008
  • Autor Jan Pallokat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EWzB
  • Data 05.07.2008
  • Autor Jan Pallokat
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EWzB