1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Çekia para formimit të qeverisë së re, partitë e reja zgjerojnë elektoratin

Në Çeki, në zgjedhjet parlamentare u përvijua një fitore e koalicionit Mes i Djathtë. Fitues të zgjedhjeve janë para së gjithash partitë më të reja, të sapothemeluara. Partitë tradicionale pësuan rënie.

Petr Necas, kryetar i ODS-së para formimit të qeverisë

Petr Necas, kryetar i ODS-së para formimit të qeverisë

Kur televizioni çek tregoi të shtunën në mbrëmje (29.5.) parashikimet e para në zgjedhje, çekët fërkuan me mosbesim sytë. Në të gjitha anketimet socialdemokratët rezultonin si fitimtarë të qartë. Kurse sipas rezultateve të publikuara ata arritën të marrin vetëm 22,1% të votave. Në këtë mënyrë, ata vërtet që dolën partia më e fortë nga zgjedhjet, por morën shumë më pak vota nga sa pritej. Megjithë deklaratat e para optimiste të socialdemokratëve, të dielën atyre iu desh të pranojnë humbje të rënda.

Jiri Paroubek-ut, kryetarit të partisë socialdemokrate CSSD i mungojnë partnerët për të krijuar koalicionin, ndaj ai dha dorëheqjen. "Zgjedhësit me sa duket vendosën për një rrugë tjetër; jo për tonën, jo për politikën e socialdemokratëve," deklaroi me trishtim Paroubeku.

Shumicë e rehatshme për partitë e Mesit të Djathtë

Në vend të dytë për nga numri i votave janë konservatorët e partisë skeptike ndaj Evropës, ODS. Ata u konsideruan të dëmtuar pas grindjes për politikën evropiane, aferat e korrupsionit dhe rrëzimin e kryeministrit Mirek Topolanek në mars 2009. Vërtet që me 20,2% të votave ata arritën të dalin vetëm forca e dytë politike në zgjedhje. Megjithatë, përsa u përket kandidatëve potencialë për krijimin e aleancave ata paraqiten shumë më mirë se socialdemokratët. Sepse edhe sikur socialdemokratët të hynin në koalicion me komunistët, siç qe parashikuar, votat nuk do të mjaftonin për të formuar qeverinë.

Petr Necas, kryetar i ODS-së: "Tani kemi shansin e madh, që të krijojmë një koalicion të konsolidimit të buxhetit. Vendi ka nevojë për një koalicion të tillë; ne jemi të gatshëm." Por edhe ODS-ja ka humbur shumë mbështetje në vota, ndaj ajo ka nevojë për disa partnerë.

Rezultat i jashtëzakonshëm për TOP09

Për shembull për partinë e re liberale TOP09. Partitë e vogla e midis të tjerash kjo parti konsiderohet fituesja e vërtetë e zgjedhjeve.

Kryetari i TOP09, ish-ministr i jashtëm Karol Schwarzenberg flet për fitoren

Kryetari i TOP09, ish-ministri i Jashtëm Karol Schwarzenberg flet për fitoren

Ish-ministri i Jashtëm, aristokrati Karel Schwarzenberg arriti që të futej në parlament me të parën - duke marrë menjëherë 16,7% të votave. Partinë ai e krijoi vetëm një vit më parë, dhe mbështetjen e mblodhi vetëm brenda një viti. Karel Schwarzenberg-u deklaroi të dielën:"Fitoret në zgjedhje janë të bukura dhe i shërbejnë sjelljes në qejf të vetes, por megjithatë: puna më e rëndësishme do të jetë gjetja e partnerëve të koalicionit, me të cilët të jetë i mundur edhe zbatimi i programit të reformave."

Partia e Schwarzenberg-ut arriti të marrë më shumë vota para së gjithash te të rinjtë. Njësoj si partia me drejtim populist "Çështje Publike" e gazetarit Radek John. Edhe kjo parti e kaloi kufirin e 5% për të hyrë në Parlament që në raundin e parë, duke marrë më shumë se 10% vota.

Në Pragë kanë nisur sondazhet për formimin e qeverisë. Zyra presidenciale bëri të ditur se ftesën e pranuan të gjithë shefat e partive. Në bazë të kushtetutës, është presidenti i Çekisë ai që e emëron kryeministrin. Qeverinë e re pritet ta formojnë partitë ODS, TOP09 dhe "Çështje Publike".


Autor: Auron Dodi/Christina Janssen/DW-TV/AP

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 31.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NdKD
  • Data 31.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NdKD