1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Çekia përpara presidencës së BE-së - Kritikë e ashpër ndaj presidentit të vendit Klaus

Pas pak javësh Çekia do të marrë presidencën e BE-së. Pas deklaratave të tij të polemizuara kundër BE-së, presidenti çek Vaclav Klaus përballet në vendit e tij me kritikë të ashpër.

Vaclav Havel, duartroket aktorët që luajnë në pjesën Leaving, 22 maj 2008 Pragë

Vaclav Havel, duartroket aktorët që luajnë në pjesën "Leaving", 22 maj 2008 Pragë

Për një kohë të gjatë ai konsiderohej si një nga politikanët me më shumë popullaritet të Çekisë por tani duket se e ka mbushur kupën: gazetat çeke e kritikojnë presidentin Vaclav Klaus prej ditësh në një formë krejt të panjohur. Sipas një sondazhi gjysma e çekëve janë të mendimit se presidenti dëmton vendin e tij me deklaratat e tij të kontestuara si ato kohët e fundit në Irlandë, ku ishte shprehur: "Unë jam një disident i BE-së." Por Klaus nuk pranon të ndryshojë dhe planifikon shfaqjen e tij të ardhshme të madhe.

Presidenti çek Vaclav Klaus

Presidenti çek Vaclav Klaus

Klaus kundër marrëveshjes së Lisbonës

Koha dhe vendi tashmë janë përcaktuar: të martën (25.11.) në rrugën Jostova në Brünn. Atje gjykata kushtetuese e Çekisë do të mbajë një seancë dëgjimore mbi temën më të dashur të Vaclav Klausit, marrëveshjen e Lisbonës. Presidenti çek kishte kërkuar me qëllim shtyrjen e seancës pasi dëshëron të marrë pjesë me çdo kusht në të. Nuk ka dyshim se edhe njëherë ai do të bëjë publik gjithë kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes. Por nëse deri tani mund të ishte i sigurtë se shumë çekë ishin po aq skeptikë sa ai, në rrugë dhe në disa redaksi gazetash të mëdha, duket se atmosfera ka ndryshuar.

Angela Merkel, Manuael Barroso, dhe Jose Socrates, në kufirin çeko - polak 21 dhjeotir 2007. BE hap kufijtë

Angela Merkel, Manuael Barroso, dhe Jose Socrates, në kufirin çeko - polak 21 dhjeotir 2007. BE hap kufijtë

Atmosfera ka ndryshuar

"Presidenti Vaclav Klaus nuk duhet të sillet kështu, ai na dëmton të gjithëve. Ne jemi evropianë dhe duhet të ratifikojmë marrëveshjen e Lisbonës", thotë një qytetar.


Ratifikimin e marrëveshjes së Lisbonës e do edhe qeveria çeke nën drejtimin e kryeministrit Mirek Topolanek, i cili vjen nga e njëjta parti e Klausit. Por presidenti çek, edhe pse është në qëndrim të kundërt me qeverinë, vazhdon të ngulë këmbë publikisht në refuzimin e dokumentit, pasi sipas tij Çekia do të humbiste kështu sovranitetin. Kushtetuta çeke në këtë rast nuk është e qartë. Edhe presidenti ka kompetenca në politikën e jashtme, jo vetëm kryeministri. Por refuzimi i i presidentit çek ndaj marrëveshjes së Lisbonës shihet tani me sy të keq edhe nga qytetarët. Gjysma e çekëve thonë se Klaus dëmton vendin me paraqitje publike si ajo kohët e fundit në Irlandë ku gjatë një vizite shtetërore, takoi privatisht iniciuesin e fushatës irlandeze kundër marëveshjes së Lisbonës dhe hodhi poshtë në mënyrë agresive kritikën e qeverisë irlandeze:

Referendum popullor në Çeki për futjen e vendit në BE, 2003

Referendum popullor në Çeki për futjen e vendit në BE, 2003

Klaus dëmton vendin

"Ai duhet të përfaqësojë popullin dhe shtetin tonë dhe jo vetëm idetë e tij të çuditshme. Ai nuk ka respekt për mendimin e opinionit publik dhe politikanëve të tjerë dhe përpiqet të realizojë vetëm synimet e tij", shprehet një student.


Klaus është një figurë margjinale në Evropë, shkruan ndërkaq e përditshmja "Mlada Fronta dnes" e cila deri tani ka patur qëndrim miqësor ndaj presidentit. Një figurë e çuditshme që nuk është e aftë të interesat e vendit mbi pakënaqësitë e tij individuale, shkruan gazeta për Vaclav Klausin. Tre në katër çekë madje kritikojnë faktin që jashtë vendit Klaus mban një qëndrim të kundërt me pozicionin e qeverisë çeke. Rrallë është kritikuar Klaus kaq ashpër në të kaluarën.

Çekia do të marrë presidencën e rradhës në BE

Arsyeja është e qartë. Brenda pak javësh Çekia do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së. Edhe vetë socialdemokratët në opozitë kanë vendosur një armëpushim me qeverinë. Klaus është tani i vetmi që vihet kundër dhe rrezikon kështu projektin e presidencës së BE-së.


Një gjë e ka arritur presidenti çek: marrëveshja e Lisbonës ka shumë të ngjarë të mos ratifikohet më brenda këtij viti nga Çekia. Fajtor për këtë është Vaclav Klaus i cili la të shtyhej me dy javë vendimtare datën e seancës në Gjykatën Kushtetuese. Kur të martën (25.11) në Brünn të ndizen dritat, do të shihet një Vaclav Klaus i kënaqur.

  • Data 25.11.2008
  • Autor Peter Hornung / Prag (DLF)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G1Gk
  • Data 25.11.2008
  • Autor Peter Hornung / Prag (DLF)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G1Gk