1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çekia do të stacionojë sistemin amerikan të mbrojtjes raketore

Rusia dhe Kina protestojnë së bashku kundër këtij vendimi

Radar i NATO-s në Çeki

Radar i NATO-s në Çeki

Qeveria e Çekisë ka miratuar një marrëveshje me SHBA për stacionimin e sistemit të planifikuar amerikan të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore. Aprovimi u dha gjatë një takimi që u bë të mërkurën në qytetin Teplice, bëri të ditur një zëdhënëse. Uashingtoni synon ta lidhë pajisjen e radarit në Çeki me 10 antiraketa të stacionuara në Poloni. Sipas të dhënave të ministrisë së jashtme në Pragë, ministrja e jashtme amerikane, Kondolisa Rajs do të shkojë brenda dy muajve të ardhshëm në Pragë, për të nënshkruar marrëveshjen kuadër. Në themel të kësaj marreveshjeje janë dy marrëveshje të tjera, të cilat duhet të aprovohen nga parlamenti. Negociatat për marrëveshjen e dytë ende vazhdojnë.

Deklarata e protestës nënshkruhet nga presidenti rus dhe ai kinez

Ky hap u shoqërua sot me protesta të forta nga Rusia dhe Kina. Në një deklaratë të përbashkët, u tha se "të dyja palët besojnë se krijimi i një sistemi të mbrojtjes raketore...nuk ndihmon për krijimin e një ekuilibri dhe stabiliteti dhe dëmton përpjekjet ndërkombëtare për kontrollin e armëve dhe mosfurnizimin me to". Deklarata u nënshkrua nga të dy presidentët, Dmitri Medvedjev dhe Hu Jintao, gjatë vizitës që presidenti rus po bën në Pekin.

  • Data 23.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E4yF
  • Data 23.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E4yF