1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ç'do të thotë fitorja e Janukoviçit në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë për marrdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë?

Rezultati i zgjedhjeve nuk do të thotë patjetër edhe përcaktimin e një kursi "pro Moskës", mendojnë ekspertët. Po ashtu me presidentin Janukoviç do të qetësohen edhe debatet për anëtarësim në NATO.

Aktiviste e një grupi rinor pro Kremlinit

Aktiviste e një grupi rinor pro Kremlinit

Në perëndim ka vite që është prezantuar imazhi i një Viktor Janukoviçi me orientim pro rus dhe i një Julia Timoshenkoje me orientim pro perëndimor. Ekspertja për Ukrainën, Amanda Paul, nga Qendra Evropiane për Politikë ( European Policy Centre), një organizatë joqeveritare me seli në Bruksel, thotë se ky është një imazh i shtrembëruar. Kaq e thjeshtë nuk ka qenë kurrë. Dhe para së gjithash: Viktor Janukoviçi nuk është më i njëjti që ka qenë para disa vitesh.

"Sa i përket çështjes së marrëdhënive me Bashkimin Evropian ata të dy nuk dallojnë fare nga njëri-tjetri. Ata përpiqen që në mënyrë pragmatike të balancojnë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Rusinë. Dhe vërehet qartë se Janukoviçi ka ndryshuar. Sot burrat në Kremlin nuk janë aq shokë të ngushtë me të si dikur kështu që ai nuk mund të quhet më njeri i Kremlinit".

Dhe kjo vlen po ashtu edhe për politikën energjetike për të cilën Bashkimi Evropian interesohet shumë. Bashkimi Evropian si përdorues i fundit i gazit rus ka hetuar në kurrizin e tij pasojat e çdo mosmarrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, sidomos gjatë dimrit të kaluar. Me presidentin Janukoviç, thekson Amanda Paul, politika energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të bëhet në asnjë mënyrë më e thjeshtë.

Por si është puna sa i përket Aleancës Atlantikoveriore? Presidenti Viktor Jushçenko, fituesi i revolucionit të portokalltë, është angazhuar shumë jo vetëm për antarësimin e vendit në BE por edhe në NATO. Për anëtarësimin e Ukrainës në NATO është angazhuar edhe ish-presidenti amerikan George Bush. Megjithatë shumë vende anëtare të NATO-s e kanë refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, dhe me ardhjen e Barack Obamës në postin e presidentit amerikan nuk dëgjohet më asgjë në këtë drejtim.

Për momentin i interesuar që Ukraina të anëtarësohet në NATO nuk është as populli ukrainas

Për momentin i interesuar që Ukraina të anëtarësohet në NATO nuk është as populli ukrainas

Amanda Paul beson që me presidentin Janukoviç gjërat sa i përket kësaj çështjeje do të qetësohen: "Dihet që Janukoviçi nuk e ka përkrahur asnjëherë anëtarsimin në NATO. Ky do të mbetet edhe më tej qëndrimi i tij. Por ky qëndrim nuk do të paraqesë asnjë problem pasi as populli ukrainas nuk është për momentin i interesuar që Ukraina të anëtarësohet në NATO. Madje kjo mund të ketë ndikime pozitive: Jushçenko është angazhuar intensivisht për antarësim në aleancë, tani kjo nuk do të merret me ngut për faktin se Ukraina për çdo rast do të bashkëpunojë me NATO-n por në një nivel pragmatik".

Edhe me Bashkimin Evropian Ukraina bashkëpunon në shumë fusha. Vendi është pjesë e së ashtuquajturës politikë e fqinjësisë së BE-së. Deri tani përgjegjëse për këtë ka qenë komisarja e BE-së Benita Ferrero-Waldner. Qysh në vitin 2006 ajo tërhoqi vërejtjen për pritjet e mëdha të ukrainasve: "Një anëtarësi në BE nuk është pjesë e debatit. Por njëkohësisht mund të them qartë se e ardhmja mbetet e hapur. Por aktualisht nuk ka perspektivë për anëtarësi".

Autor: Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 09.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LwzL
  • Data 09.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LwzL