1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ç'do të bëhet me përkthyesit dhe shoferët afganë të Bundeswehrit?

Afganët, që punojnë si përkthyes, apo sheferë për Bundeswehrin tërheqin mbi vete urrejtjen e talibanëve. Jeta e tyre në Afganistan është në rrezik. Çfarë do të bëhet me "forcat lokale", kur të tërhiqen trupat gjermane?

Ata janë përkthyes, bodigardë, apo ustallarë. Ata janë afganë, por punojnë për forcat e armatosura gjermane. Rreth 1300 afganë punojnë, sipas një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, bashkë me ushtarët gjermanë. Se çfarë do të bëhet me ta pas vitit 2014, është e paqartë. Organizata për të drejtat e njeriut Pro Asyl kërkon tani një program pranimi për përkthyesit dhe të tjerët, që druhen nga talibanët për shkak të bashkëpunimit të tyre me gjermanët.

Përgjegjësia e Bundesverit si punëdhënës

Gjermanët me fëmijë në Afganistan

Gjermanët me fëmijë në Afganistan

"Udhëheqja politike e forcave të armatosura, ministri i Mbrojtjes, nuk kanë menduar aspak, se çfarë do të bëhet me përkthyesit, kur të tërhiqet ushtria gjermane", thotë për DW Günter Burckhardt, drejtor ekzekutiv i organizatës Pro Asyl. "Kur Bundeswehri punëson njerëz, atëherë ai nuk mund të bëjë thjesht plane, se si t'i tërheqë tanket nga Afganistani e të lërë atje njerëzit, që janë të rrezikuar. Unë njëherë duhet të evakuoj njerëzit dhe pastaj mjetet ushtarake."

Burckhardt është i zemëruar për mënyrën se si Bundesveri sillet me stafin lokal, që në një farë mënyre është i rrezikuar për shkak të trupave gjermane. Si punëdhënës nuk mund t'i lësh në baltë punonjësit në një situatë të tillë, tha Burckhardt: "Kjo nuk është në rregull, as përsa i përket moralit dhe as ligjit të punës. Ne presim dhe kërkojmë, që njerëzit, që punojnë për Bundesverin, të jenë të mbrojtur. Bundeswehri ka detyrë të kujdeset për to."

Bundeswehri shkel detyrimin për t'u përkujdesur edhe sepse nuk sqaron stafin lokal për mundësitë e ardhjes në Gjermani, thotë Burckhardt. Nga burime qeveritare megjithatë Deutsche Welles iu tha, se presonave të prekur në Afganistan u jepet ndihmë. Punëdhënësit gjermanë, si Bundesveri zhvillojnë në vend biseda, në të cilat stafi lokal shpreh frikërat e veta. Nëse nuk garantohet mbrojtja e mjaftueshme e forcave vendore në Afganistan, ekziston mundësia e pranimit në Gjermani për arsye humanitare, thonë burimet në Berlin.

Sipas rastit

Por qeveria gjermane nuk planifikon një ligj të njësuar, që t'i lehtësojë stafit lokal pranimin në Gjermani. Ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, tha në programin e mëngjezit në televizionin ARD në maj 2012, se ai do, që forcat lokale të qëndrojnë në Afganistan. "Ata përbëjnë një bazë të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit. Por nëse ata janë personalisht në rrezik, atëherë do t' sjellim së bashku me familjet e tyre në Gjermani."

Kontakt i Bundesverit me popullin

Kontakt i Bundesverit me popullin

Nga qarqet qeveritare Deutsche Welles iu tha gjithashtu, se çdo rast i një punonjësi lokal, i cili ndihet i kërcënuar, do të shqyrtohet individualisht. Pranimi në Gjermani do të merret në konsideratë si hapi i fundit. Më parë do të shqyrtohet mundësia, nëse është i arsyeshëm transferimi brenda vendit, nëse personi i prekur ka frikë, se mos njihet nga fqinjët e tij. Vendosja e një procedurë të njësuar për vizat, siç e kanë SHBA, apo Kanadaja për stafet e tyre lokale, nuk është konsideruar e përshtatshme, sepse situata në terren nuk mund të vlerësohet nga ligjvënësit në Gjermani.

Njerëzit, të cilët shpesh punojnë prej vitesh me Bundesverin, njohin dy gjuhë dhe kanë një përgatitje profesionale. Në zhvillimin e një shoqërie demokratike ata mund të luajnë një rol të madh. Deutsche Welles iu tha në Berlin se qeverisë afgane i nevojiten njerëz si të stafit vendor për ndërtimin e vendit dhe për të penguar "ikjen e trurit".

Fëmija i një përkthyesi u rrëmbye

"Më mirë braindrain, se sa të vdesin njerëzit", thotë për DW Omid Nouripour, zëdhënës i grupit parlamentar të Të Gjelbërve për politikën e Sigurisë në Bundestag. Stafet lokale ndihmojnë Bundeswehrin për ta bërë mirë punën e tij, ndërsa tani edhe atyre u duhet dhënë ndihmë. Dhe rreziku nuk ekziston vetëm pas tërheqjes së trupave. Që tani afganët, që ndihmojnë Bundeswehr-in, kanë frikë për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre. "Unë di një rast, të rrëmbimit të një fëmije të një përkthyesi, me shpjegimin se fëmija ka një baba, që punon me gjermanët", thotë Nouripour. "Fëmija është lënë i lirë përsëri, por nga kjo sheh, se sa e rrezikshme dhe dramatike bëhet situata për ata, që punojnë me gjermanët."

Si do të rregullohet trajtimi pas vitit 2014 i stafeve vendore të rrezikuara? Do të ketë shqyrtim të rasteve të veçanta, apo program të koordinuar pranimi? Të dyja thotë Nouripour. "Shqyrtimi i rasteve individuale duke mos i vënë njerëzve gjithmonë pengesa rrugës, dhe një informim i mirë, nuk është i gabuar në vetvete. Por baza për këtë është natyrisht një program pranimi."

Autor: Carla Bleiker/Angelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi