1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Çdo kulm mbi kokë është i nevojshëm

Nga nevoja urgjente për strehimore për refugjatët komunat gjermane janë mirënjohëse për çdo ide. Por jo çdo propozim është i vlefshëm.

Shifrat rriten me shpejtësi të paparë. Zyra Federale për Refugjatë dhe Migrim kishte llogaritur në fillim të këtij viti me 300 000 refugjatë për vitin 2015. Në maj ajo e korrigjoi numrin duke e rritur në 450 000. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, la tani të kuptohet se numri mund të jetë përsëri "dukshëm më i lartë sesa ishte vlerësuar më parë." Ai nuk pranoi të japë hollësi. Shoqata gjermane e Qyteteve dhe Komunave parashikon tashmë 600 000 refugjatë. Brenda vetëm një viti Republika Federale e Gjermanisë shtohet si të thuash me banorët e një qyteti të madh si Shtutgarti apo Dyseldorfi. Vetëm në landin gjerman e Renanisë Veriore-Vestfalisë, sipas qeverisë së landit, mbërrijnë çdo ditë një mijë të sapoardhurit.

Qytete me çadra, palestra, qëndra kurimi - çfarëdo që të jenë

Si do t'i strehojnë komunat gjithë këto njerëz? Nga nevoja shumë qytete kanë ngritur kampe të mëdha me çadra. Kjo mund të jetë ndoshta në verë një zgjidhje, por nuk është një zgjidhje e përhershme. Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë, Markus Ulbig, Unioni Kristian Demokrat (CDU), tha pas vizitës në një kamp me çadra në afërsi të Drezdenit se njerëzit kanë nevojë për një çati mbi kokë. Nga ana tjetër ministri i Çështjeve Sociale dhe të Integrimit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, Guntram Schneider, Partia Socialdemokrate (SPD), i quajti qytetet me çadra dhe strehimet e tjera masive jo patjetër "zgjidhjen më të mirë", por ai nuk sheh momentalisht mundësi tjetër. Këtë ministri e tha në një intervistë me Shërbimin protestant të shtypit. Me dëshpërim Schneider kërkon "salla të çdo lloji", jo vetëm palestra, organizata me objekte të mëdha, qëndra shëndetësore. "Me pak fantazi është e mundur gjithçka."

Hamburgu është plot refugjatë dhe ka ngritur kampe me çadra

Hamburgu është plot refugjatë dhe ka ngritur kampe me çadra

Rilindja e ndërtimit të banesave sociale?

Në këtë kohë nuk bëhet fjalë vetëm për strehimin fillestar. Ulrich Maly nga SPD, zëvendëspresident i Shoqatës gjermane të Qyteteve dhe kryetar bashkie i Nurembergut, supozon se 40 për qind e njerëzve do të mbeten në Gjermani. Prandaj banimi dhe integrimi janë ndoshta çështje afatgjata. Prandaj Maly kërkon që çdo vit të ndërtohen 80 000 banesa të reja, jo vetëm për azilkërkuesit. Sepse Maly do që të evitojë që vendasit dhe refugjatët të konkurrojnë në qytetet prestigjioze për hapësirë të lirë strehimi, gjë që mund të shkatërronte shpejt gatishmërinë e gjermanëve për t'i pranuar. Landet duhet të marrin pjesë në shpenzime. Edhe Gerd Landsberg, drejtor ekzekutiv i Shoqatës gjermane të Qyteteve dhe Komunave, tha në një intervistë me DW: "Prandaj ne kërkojmë një shtim të banesave sociale. Ne duhet ta kontrollojmë këtë për të shmangur situatën e konkurrencës."

Ka vende të lira, por jo aty ku duhet

Megjithatë në Gjermani vazhdon të ketë shumë ndërtesa të zbrazëta, të cilat ndoshta mund të jenë të përshtatshme si strehimore për refugjatët. Vetëm se shtëpitë ndodhen shpesh në vendin e gabuar, kryesisht në zonat rurale. Atje mungojnë mundësi e punësimit dhe popullsia largohet që andej. Prandaj Gerd Landsberg nga Shoqata e Qyteteve dhe Komunave thotë: "Njerëzit duhen strehuar aty, ku ka punë." "Është një llogari naive të thuash, ne kemi kaq e kaq shumë vende vakante dhe kaq e kaq refugjatë, kështu që t'i çojmë atje, ku kemi vendet e lira." Problemi i shtëpive të zbrazëta është veçanërisht real për pjesën lindore të Gjermanisë. Prandaj përfaqësuesit e landeve shumë të ngarkuara me refugjatë, si qytet-shteti i Hamburgut, kanë propozuar për të strehuar refugjatët në lindje. Por kjo nuk do të funksionojë atje për shkak të papunësisë, thotë kryeministri i Brandenburgut, Dietmar Woidke (SPD), sepse edhe refugjatët duhen integruar më vonë në tregun e punës. "Perspektivat atje janë të kufizuara." Megjithatë disa qeveri të landeve në lindje të Gjermanisë e refuzojnë propozimin edhe arsye politike. Sepse në lindje gatishmëria për të pranuar refugjatët është veçanërisht e ulët. Atje ka pasur edhe shumë sulme ndaj njerëzve nga vende të tjera.

Në lindje të Gjermanisë shumë shtëpi qëndrojnë bosh

Në lindje të Gjermanisë shumë shtëpi qëndrojnë bosh

"Sfida është e përballueshme"

Gerd Landsberg wäre eine dezentrale Unterbringung von Asylbewerbern - verteilt auf viele einzelne Wohnungen - am liebstender Ablehnung zurückführen.

Gerd Landsberg mendon se gjëja për e mirë do të ishte strehimi i decentralizuar, shpërndarja në shumë apartamente të veçanta. Kjo ishte "më mirë për njerëzit e prekur, qytetin dhe për integrimin." Por "shifrat rriten në mënyrë aq dramatike", saqë ky objektiv ndoshta duhet të shtyhet për më vonë. Një mënyrë për të zvogëluar numrin e refugjatëve është, sipas mendimit të tij, ndarja e qartë e azilkërkuesve në pikën e pritjes fillestare: Disave, si refugjatëve të luftës nga Siria, mund t'u në shumicën e rasteve qëndrim. Ato duhet të integrohen sa më shpejt të jetë e mundur. Njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk u jepet gati asnjëherë azil. Madje kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, do që t'i grumbullojë ato në kampe të ndara dhe t'i kthejë pas refuzimit të kërkesës për azil. Landsberg është parimisht i hapur për një gjë të tillë. Përveç kësaj BE duhet të ndihmojë ekonomikisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Drejtori i Shoqatës së Qyteteve dhe Komunave e konsideron çështjen e refugjatëve një "sfidë" për shkak të numrit të lartë të tyre. Por që ështe e zgjidhshme: "Në qoftë se 40 për qind e refugjatëve vijnë nga vendet e Ballkanit dhe në qoftë se arrihet që kjo rrymë të reduktohet ndjeshëm, atëherë një vend i pasur si Gjermania do të duhej ta përballonte në fakt këtë sfidë."