1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çdo gjë në rregull - Përfundon Samiti i vendeve afrikane

Pasi bëri betimin për president në fundjavë, sunduesi i Zimbabvesë Robert Mugabe u takua me presidentët dhe kryeministrat e qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Afrikan në Samitin e Sharm el Sheik/ut.

Samiti i vendeve afrikane në Sharm el Sheik, mblidhet për të gjetur zgjidhje për Simbabven

Samiti i vendeve afrikane mblidhet për të gjetur zgjidhje për Simbabven, Sharm el Sheik

Edhe në ditën e dytë të konferencës Bashkimi Afrikan lëshoi nga duart momentin e të vërtetës. Këtë formulim dramatik e ka përdorur zëvendësja e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun. Në fjalën e sajh Asha-Roze Migiro, kërkoi nga pjesëmarrësitë në konferencë që të veprojnë me vendosmëri pas rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit të Zimbabvesë Robert Mugabe. "Kjo nuk është vetëm në interesin e vendit por në interes të mbarë rajonit. Në lojë është besueshmëria e qeveriave afrikane".

Presidenti Robert Mugabe në fushatën elektorale -20 qershor 2008

Presidenti Robert Mugabe në fushatën elektorale -20 qershor 2008

Kryeministri i Kenisë Odinga, edhe vet viktimë e re e një mashtrimi në zgjedhje u bëri thirrje pjesëmarrësve në konferencën e Nairobit që të mos e pranojnë farsën zgjedhore të Mugabes. "Do të ishte një rast precedent i rrezikshëm për kontinentin në rast se bashkimi Afrikan e pranon Mugaben si president të zgjedhur me rregull".

Megjithatë vetëm pak presidentë të vendeve afrikane duan ta kritikojnë hapur Mugaben. Ata do të të evitonin me kënaqësi takimin me të në Sharm el Sheik por Mugabe erdhi.

Interesimi i gazetarëve për të marrë prononcimet e tij ishte i madh, truprojat e tij i hapën rrugën përmes masës. Me vetbesim dhe me ashpërsi të pazakonshme zëdhënsi i Mugabes, Chorxh Çaramba u shpreh kundër çdo përzierje nga jashtë, para së gjithash nga Kenia: "Mendoj se ju i keni përcjellur ngjarjet në Kenia dhe keni parë gjakun që u derdh gjatë zgjedhjeve atje. Shpresoj se e keni kuptuar që duart e Odingas janë të përlyera me gjak. Nga ky gjak ai nuk mund të pastrohet pa marrë parasysh se sa shpesh ai shan Zimbabvenë".

Robert Mugabe duke dhënë shenjat e gishtave në votime në Harare, 27 qersjor 2008

Robert Mugabe duke dhënë shenjat e gishtave në votime në Harare, 27 qersjor 2008

Ndërkaq për kirikët e Mugabes në perëndim ai tha para gazetarëve se: "Le të vejnë në djall. Ata nuk kanë të drejtë të kritikojnë, politika e Zimbabvesë nuk ka se çfarë u intereson atyre".

Në ditën e dytë të samitit presidentëve afrikanëe iu deshën dy orë kohë për përpilimin e një deklarate të përbashkët. Ajo u publikua në mbrëmje. Përmes saj nga kundërshtarët politik në Zimbabve kërkohet të negociojnë me synim krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar. Regjimi i Mugabes nuk dënohet hapur. Çdo përzierje nga jashtë e cila mund të ndikoj në ashpërsimin e krizës është refuzuara kategorikisht. Në këtë mënyrë deklarata e mbrëmshme siç duket është një kompromis mes atyre presidentëve të paktë afrikanë që refuzojnë qeverinë e Mugabes dhe atyre që qeversin vet me forma jodemokratike. Sipas delegacionit të Zimbabvesë për qeverinë e Mugabes edhe ky kompromis është i papranueshëm.

  • Data 02.07.2008
  • Autor Jyrgen Stryak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUjf
  • Data 02.07.2008
  • Autor Jyrgen Stryak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUjf