1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ç' mundësi ligjore ka Serbia për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës

Intervistë me profesor Joseph Marko nga universiteti i Grazit, ekspert i së drejtës ndërkombëtare

default

Pamje nga protesta serbe në Graçanicë

Schmidt: Çfarë shansesh ka Serbia, nqs. do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër shpalljes së pavarësisë, apo kundër njohjes së Kosovës veç e veç nga shtetet?

Marko: Nuk ka në fakt instrumenta ligjorë, sepse edhe padia para gjykatës ndërkombëtare varet, nëse shteti i paditur pranon t´i nënshtrohet juridiksionit. Gjykata ndërkombëtare e Hagës do të ishte një mundësi, sepse përgjigjet për divergjenca, të dala nga karta e OKB-së. E vetmja pyetje, që shtrohet së bashku me njohjen, është në se njohja shumë heret e një shteti është ndërhyrje në çështjet e brendshme të tij. Problemi kryesor është e drejta e vetëvendosjes nga njëra anë, intengriteti territorial nga ana tjetër dhe barazia sovrane e shteteve, që del nga neni 2 i kartës së OKB-së. Koncepti sovranitet del nga ndalimi i intervencionit dhe integriteti territorial. Në këtë kontekst njohjen e një krijimi secesionist mund ta konsiderosh si ndërhyrje në integritetin territorial të një shteti ekzistues. Por në bazë të së drejtës juridike ndërkombëtare nuk ka rregulla të përgjithshme, sepse lindja e një shteti varet vetëm nga ushtrimi efektiv i dhunës shtetërore dhe njohja nga shtetet e tjera është vetëm e natyrës deklarative. Vetë ky konflikt krejtësisht teorik nuk është i kapshëm nga ligji apo nga gjykatat, sepse këtu nuk ka procese të zgjidhjes së mosmarrëveshjes ligjore përmes rrugës së pajtimit, përvecse që palët në konflikt t´i nënshtroheshin një procesi arbitrazhi, ose juridiksionit të gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

Schmidt: Si duket puna në organizatat ndërkombëtare?

Marko: Në organizatat ndërkombëtare çështja varet nga përmbajtja e statuteve të tyre. Si bëhesh anëtar i këtyre organizatave ndërkombëtare. Prandaj u shtrua pyetja, sa mund të kërkojë Kosova pranimin në OKB. Dhe është fare e qartë se Kosova duhet të kërkojë të pranohet dhe pranimi si anëtar varet nga premisat përkatëse nga një propozim i Këshilit të Sigurimit dhe një vendim i shumicës së anëtarëve të asamblesë së përgjithshme. Që nga Këshilli i Sigurimit do të vijë në propozim i tillë, kjo përjashtohet nga pozicioni i njohur i Rusisë. Kështu Kosova në muajt dhe vitet e ardhshëm nuk do të mund të bëhet anëtar i OKB-së. Serbia, siç shihet për shembull në BE ka edhe aleatë brenda BE. Nuk do të ishin vetëm Rusia, por edhe Greqia, Qipro, Sllovakia deri te Spanja, të cilat ndoshta do të kundërshtonin pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombetare.

Schmidt: Nga ana tjetër është paradoks, se BE-ja vetë me misionin EULEX është shumë e involvuar në ndërtimin e shtetit. A mund të çojë kjo në komplikime brenda BE-së?

Marko: Brenda BE-së nuk ka komplikacione, sepse nuk pritet që shtetet anëtare të nisin një proces për shkeljen e marrëveshjes para gjykatës evropiane, kundër këshillit, apo komisionit, pra organet, që kanë vendosur dërgimin. Teorikisht një proces i tillë për shkeljen e marrëveshjes do të ishte krejtësisht i mundshëm, por unë mendoj se politikisht nuk kryhet."

  • Data 21.02.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBHJ
  • Data 21.02.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DBHJ