1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çështja e vizave: Vendim paradoksal i Maqedonisë

Reagime të ashpra nga Maqedonia pas vendimit të Maqedonisë per aplikimin e vizave për shtetasit e Shqiperisë.

default

Pamje simbolike e një vize hyrëse

Ekspertë dhe analistë politikë nga Maqedonia nuk mund të gjejnë asnjë justifikim të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë për vendosjen e vizave hyrëse për shtetasit e Shipërisë që udhëtojnë në Maqedoni. Eksperti i eurointegrimeve, Mersel Bilali thotë se ky vendim është paradoksal sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Është një akt i shpejtuar dhe jo shumë i analizuar andaj i njëjti duhet sa më shpejt të ndryshohet. Mersel Bilalli thekson shembullin e Bullgarisë e cila nuk aplikoi asnjë lloj vize deri në momentin e anëtarësimit në BE. Shembull pozitiv është edhe Kroacia e cila nuk ka ndërmarrë asnjë hap në ndryshimin e regjimit të vizave para se të anëtarësohet në BE.

"Objektivisht ky vendim është në kundërshtim me aspiratat eurointegruese të Maqedonisë. Së shpjeti duhet të bëhet një korigjim.Ky vendim mund të ndryshohet meqë ai është i karakterit rregullativ dhe nuk paraqet ndonjë shkelje të rëndë ndaj bashkimit Evropian", ka deklaruar eksperti i eurointegrimeve,Mersel Bilalli.

Reagime nga zonat kufitare me Shqipërinë

Kryetari i komunës së Dibrës dhe disa organizata joqeveritare kanë vendosur që protesten e tyrë për aplikimin e vizave ta shprehin përmes një letre të hapur dërguar kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe ministrit të punëve të jashtme Antonio Milloshovski.

Argëtim Fida kryetar i komunës së Dibrës që kufizohet me Shqipërinë thotë se 220.000 persona kanë frekuentuar në vitin 2007 Maqedoninë, prej të cileve 75 .000 veta me pagesë vizash për turizëm i cili ka zgjatur nga 10 deri në dy javë . Me 45 milion euro është llogaritur harxhimi i turistëve nga Shqipëria në Maqedoni një pjesë e kësaj shume është shpenzuar edhe në plazhet e Dibrës.

Vendimi për aplikimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është vendim i gabuar dhe i njëjti duhet sa më shpejt të shfuqizohet shprehet kryetari i komunës së Ohrit, Aleksandar Petrevski.

Efekte negative në turizëm

Maqedonia duhet të veprojë njësoj si Bullgaria meqë aplikimi i vizave do të ndikojë negativisht në zhvillimin e turizmit në Ohër. Sipas prefektit Petrevski vitet e fundit riviera e Ohrit vizitohet nga një numër i konsiderueshëm i turistëve nga Shqipëria .

Turistët nga Shqipëria janë vizitorët më të frekuentueshëm në objektet hotelerike në rivierën e Strugës. Sipas të dhënave komunale , mbi 40 % e turistëve të regjistruar në Strugë janë nga Shipëria., thotë Ramiz Merko kryetar i komunës së Strugës.Aplikimi i vizave dukshem do të ndikojë në zvoglimin e numrit të turistëve nga Shqipëria si dhe do të ndikojë negativisht në këmbimin tregtar me këtë vend fqinjë.

  • Data 10.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnmc
  • Data 10.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnmc