1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Çështja e Guantanamos e hapur - zhvillohet takimi i ministrave të brendshëm të BE-së në Pragë

Gjatë takimit të ministrave të brendshëm të enjten në Pragë u refuzua iniciativa e Steinmeier-it për pranimin e të burgosurve të Guantanamos në BE.

default

Guantanamo

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm Gjerman, Frank - Walter Steinmeier iu drejtua presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, Barack Obama me një letër të hapur. Në letër Steinmeier i ofronte Obamës një bashkëpunim të gjithanshëm edhe për mbylljen e planifikuar të kampit amerikan në Guantanamo. “Në qoftë se Amerika afrohet me të tjerët, do të ishte mirë që bashkësia ndërkombëtare dhe Evropa të mos e linin në baltë administratën e re në këtë mision”, shkruante ndër të tjera në letër Steinmeier-i. Gjatë takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, ai nuk gjeti mbështetje në këtë pikë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Wolfgang Schäuble ka thënë se është për atë që dihet, për solidaritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Schäuble: "Por unë besoj se përgjegjësia për këta njerëz qëndron tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Deri tani nuk është bërë e ditur që në Guantanamo ka të burgosur me nënshtetësi gjermane, ose njerëz të cilët janë rritur në Gjermani, tha Schäuble. “Unë po të kisha dijeni për këtë, do të ndihesha shumë i përgjegjshëm”.

Deutschland Verfassungsschutzbericht Wolfgang Schäuble

Wolfgang Schäuble

Paqartësi se kur do të mbyllet Guantanamo

Ende është e paqartë, se kur do të mbyllet kampi i të burgosurve të dyshuar në Guantanamo. Por Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Barack Obama e ka thënë qartë se ai dëshiron ta mbyllë kampin.

Pjesë e problemit është çështja se çfarë do të bëhet me të burgosurit në Guantanmo. Rreth 250 persona qëndrojnë në këtë kamp. Problemi është i shumëanshëm: disa janë pa nënshtetësi, është ende e paqartë, se në cilin vend do të mund të dërgohen. Në rastet e tjera janë persona që nuk mund të kthehen në atdheun e tyre.

Qëndrimi i vendeve të tjera të BE-së mbi Guantanamon

Edhe vende të tjera të BE-së nuk janë të gatshëm që të marrin të burgosur nga Guantanamoja.

USA Guantanamo Häftling

I burgosur në Guantanamo

“Franca do të ishte e gatshme të merrte vetëm nënshtetasit e saj. Për këtë ka pasur edhe shembuj. Por me sa di unë, nuk ka më asnjë të burgosur me nënshtetësi franceze në Guantanamo“, tha Ministrja e Brendshme e Francës, Michelle Alliot-Marie. Po ashtu edhe Austria ka refuzuar pranimin e të burgosurve nga Guantanamoja. Ministrja e Brend shme, Maria Fekter: "Austria është shprehur shumë e rezervuar, sepse n e mendojmë që Guantanamo është një problem amerikan që duhet ta zgjidhë Amerika.“

Vetëm Portugalia ka shprehur gadishmërinë për pranimin e të burgosurve. Shanse jo të mira këto për inisiativën e Ministrit të Jashtëm gjerman për Guantanamon. Ndërkohë që Frank Walter Steinmeier -i hapur i ka premtuar shumë presidentit të ardhshëm amerikan.

DW.COM

  • Data 16.01.2009
  • Autor Michael Becker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZjm
  • Data 16.01.2009
  • Autor Michael Becker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZjm