1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çështja e emrit të Maqedonisë e qeveria e re greke

Zgjedhjet dhe formimi i koalicionit parlamentar në Greqi janë ndjekur me vëmendje në Maqedoni. Ardhja në fuqi e koalicionit qeveritar grek, i bën skeptikë vëzhguesit maqedonas për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Matthew Nimetz në Shkup

Matthew Nimetz në Shkup

Nuk mund të pritet ndonjë befasi dhe zgjidhje e shpejtë e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë pas formimit të qeverisë së re në Athinë. Fitorja e “Demokracisë së Re“ të Antonis Samaras, i njohur në opinion për qëndrimet e tij negative në raport me Maqedoninë, sipas Denko Malevskit , ish ministër i Punëve të Jashtme, nuk mund të konsiderohet më e keqe se rezultati i zgjedhjeve të 6 Majit, kur në Greqi morën mbështetje të lartë forcat radikale të Majta.

Megjithatë ai mendon se në politikë gjithçka është e mundur, përfshirë këtu edhe një ndryshim të mundshëm të qasjes së qeverisë së re greke ndaj kontestit me Maqedoninë. “Samaras është i njohur me qëndrimet e tij për çështjen maqedonase, por të shpresojmë se ai më në fund do të fillojë të udhëheqë një linjë evropiane në politikën e tij, që do të na jepte edhe neve një shans për një mirëkuptim më të mirë mes dy vendeve”, shprehet Malevski.

Seancë dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për konfliktin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Seancë dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për konfliktin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia duhet të shtojë angazhimin e saj

Ndërsa Prof. i Universitit të Shkupit, Mersel Bilalli, thotë se pala maqedonase duhet të ndërpresë strategjinë e veprimit që çdo herë fajin ta kërkojë te pala tjetër. Pala greke, pa marrë parasysh ndryshimet qeveritare, ka pozicion të qartë për çështjen e emrit dhe ky qëndrim nuk ndryshon te asnjëra nga partitë, të cilat përbëjnë koalicionin qeveritar. ”Ne duhet të ndërtojmë pozicionet tona dhe pa marrë parasysh ndryshimet në Greqi, a janë me intensitet më të lartë apo më pak nacionaliste, ajo është çështje, e cila u takon atyre dhe bashkësisë ndërkombëtare. Unë jam i bindur se edhe kjo qeveri nacionaliste ka shumë më tepër vullnet politik që ta zgjidhë emrin sesa qeveria e Maqedonisë”, shprehet Mersel Bilalli.

Për analistin Stevo Pendarovski, Maqedonia duhet të iniciojë zgjidhjen e problemit me emrin dhe kjo çështje të mos varet nga ajo se kush është në pushtet në Greqi. Forcat relevante politike greke, kanë qëndrim të prerë lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë. Asnjë parti politike në fushatën parazgjedhore në Greqi, nuk ka paralajmërur se do të heqë dorë nga vija e kuqe për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas Pendarovskit, Maqedonia duhet të kthehet nga Uashingtoni dhe shtetet të cilat qëndrojnë pas saj në kontestin me emrin. “Çelësi i zgjidhjes së çështjes së emrit qëndron tek iniciativa e Shkupit, ndërsa çelësi i zgjidhjes përfundimtare të kontestit, mund të kërkohet në Uashington”, thotë Pendarovski.

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Jo më alibi

Formimi i qeverisë së re greke nuk është komentuar nga zyrtarët në Maqedoni, por ata besojnë se një qeveri e qëndrueshme politike në Greqi, do të mundësonte vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së kontestuar prej 21 vitesh të emrit të Maqedonisë “Shpresoj se kriza financiare me të cilën ballafaqohet Greqia nuk do te jetë alibi për qeverinë e re greke, për tu larguar nga përjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për emrin, i cili 21 vite po ngarkon mardhëniet mes dy vendeve “, shprehet kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Analistët nuk presin që ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Matthew Nimetz të dalë me ndonjë propozim të ri për emrin, kur nuk ka klimë pozitive në Shkup dhe Athinë. Nimiç nuk del me propozim të ri për emrin, thonë analistët.