1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çavez ndërmjetëson në lirimin e pengjeve në Kolumbi

9 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5q5

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka nisur negociatat me përfaqësuesit e organizatës kryengritëse të Kolumbisë, FARC, për lirimin e pengjeve. Çavez i ka ofruar para disa muajve Qeverisë në Bogota shërbimet si ndërmjetësues. Ai do të mundësojë shkëmbimin e 50 pengjeve me 500 kryengritës të arrestuar të FARC-ut. Ndër pengjet është edhe ish-kandidatja për president të Kolumbisë, Ingrid Betancor (Ingrid Betancourt). Bisedimet e fundit të drejtëpërdrejta mes Qeverisë dhe përfaqësuesve të kryengritësve janë zhvilluar në vitin 2002.