Në aparatin tuaj mobil, pra në celular mund të merrni brenda një minute informacione të drejtpërdrejta. Mos humbisni rastin për të qenë më i informuari në çdo kohë dhe në çdo vend.
Në DW- WORLD mund të hyni lehtë sa herë të dëshironi, nëse keni një telefon celular, të pajisur me mundësinë për të marrë përmbajtje multimediale ose me paketën kompjuterike me lidhje interneti.
Fillimisht, ju duhet që të krijoni në pajisjen tuaj mobile lidhjen për transferimin e të dhënave (për shembull një lidhje GPRS). Pastaj në browser -in e pajisjes suaj mobile zbrazet URL-ja e mëposhtme:
http://mobile.dw-world.de/albanian.
Shkarkoni faqen që shfaqet në dritaren e browser-it tuaj. Sapo të përfundoni këtë veprim mund të përdorni kursorin për të lundruar në faqen tuaj. Klikoni në të gjitha tekstet dhe lidhjet që kanë ngjyrë blu.
Këshillë: Për të kursyer kohë kur doni të hyni në adresën e Web-it për të lexuar përmbajtjet në DW-WORLD.DE, ruani URL http://mobile.dw-world.de/albanian duke e kthyer këtë në faqe të përhershme.
Shënime për përdorimin:
Për pyetje, komente dhe sugjerime na dërgoni mail në shqip@dw-world.de.